Publikuar Ne: 15 Mars 2014
70 shikime

Rama në Lushnjë: Mbështesim prodhimin bujqësor

Rama-te-fevzo-1024x679Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në mesditë mbledhjen me ministrat e kabinetit qeveritar në Hotel ‘Partner’ në Vlorë.

I shoqëruar edhe nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti , Rama ka vizituar linjën e ambalazhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore, ‘Green Al’ në Lushnje.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë nismë si lokomotivën e prodhimit bujqësor. Ai  tha se kjo do të sigurojë mbështetje për prodhuesin dhe punësimin, ndërsa shtoi se qeveria që ai drejton synon t’i japë zhvillim bujqësisë dhe jo thjesht mbijetesë.

“Kjo nismë është lokomotiva e prodhimit bujqësor pasi është një qasje e re. Ne duam jo të hedhim para për të mbështetur mbijetesën po të mbështesim prodhuesin dhe punësimin si dhe të sigurojmë mbështetjen për të gjithë ata si ju që duan të shtojnë përpjekjet. Duhet të kalohet nga bujqësia e mbijetesës në zhvillim”  është shprehur Rama.

Ndërkaq Panariti theksoi: “Në fondet që janë caktuar nga buxheti i shtetit për bujqësinë 60% e tyre janë caktuar për të mbështetur këto investime.”

Kryeministri Rama do të mbajë nesër edhe një takim me drejtorët e drejtorive rajonale në Vlorë.

 

71 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok