Rama në Beograd: Kosova është realitet i pandryshueshëm

64

rama vucicKonferenca për shtyp e kryeministrave Rama e Vucic solli një përplajes mes tyre për Kosovën. Kryeministri Rama tha se Kosova është tashmë realitet i pandryshueshëm, ndonëse sqaroi se ai dhe homologu serb kanë qëndrime krejtësisht të ndryshme. Por kryeministri Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se detyra e tij ishte të mos lejonte askënd të ulte Serbinë në Beograd dhe se ai nuk ishte marrë vesh me kryeministrin Rama për një deklaratë të tillë. Vuçiç u shpreh se ky ishte një prokimin e Ramës, por theksoi se  Kosova mbetet e Serbisë e se nuk ka qenë asnjëherë e Shqipërisë. Ndonëse foli për provokim, reagimin e tij të moderuar ai e quajti si shenjë të mikpritjes së Serbisë. Rama replikoi duke thënë se në Tiranë ai nuk do të ndihej i provokuar nëse kryeministri Vuçiç do ta shprehte hapur këtë qëndrim të tij për Kosovën. Pas konferencës për shtyp, dy kryeministrat nuk i dhanë as dorën njëri – tjetrit.