Publikuar Ne: 24 Janar 2014
84 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Qeveria paraqet paketën e masave për sigurinë rrugore

rama-kryeminister_0Qeveria shqiptare ka paraqitur sot një paketë masash ligjore dhe administrative për rritjen e sigurisë rrugore.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama theksoi se kjo paketë me 60 masa do të konsultohet më parë me publikun përpara se të nisë zbatimi.

“I mbetemi bindjes sonë se siguria rrugore është rezultat i shumë aspekteve dhe ndërveprimeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve. Rrugët në Shqipëri janë kthyer në kanale kulluese të parave të taksapaguesve në funksion të korrupsionit dhe të triumfit partiak në funksion të fushatës së radhës na ka sjellë në një situatë ku rrrugët janë në gjendje kritike. Nga Shqipëria përkujtimoret e aksidenteve buzë rrugëve, janë dy paralee të luftrave se aksidentet ku kanë humbur jetën familje të tëra por edhe grupe të rinjsh. Falenderoj ministrat Tahiri dhe Haxhinasto të cilët në këta muaj kanë bashkëpunuar intensivisht edhe me përfaqësues të sektorit të ndryshëm që lidhen me sigurinë rrugore për të shkruar paketën e re ligjore të sigurisë rrugore. Një paketë ligjore dhe administrative që përfshin 60 masa të reja që kanë nevojë për një konsultim publik përpara se të kthehen në një instrument të ri për të rritur nivelin e sigurisë rrugore. Qeveria jonë është shumë e vendosur për të ndërmarrë një hap të rëndë në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë” tha Rama.

Ndërsa ministri i transporteve Edmond Haxhinasto theksoi se kjo paketë alokon më shumë resurse për vetë përdoruesit e rrugës dhe realizon politika e reja të qeverisë në infrastrukturë.

“Masat që ne propozojnë mbrojnë pronën shtetërore.  Ky plan alokon më shurë resurse për vetë përdoruesit e rrugës dhe në drejtim të përmirësimit të procesit të marrjes së patentave, në një proces transparent dhe të zhveshur nga korrupsioni. Paketa e sotme vendos një marrëdhënie të re me kompanitë e sigurimeve që do të jenë bashkëshoqëruese në këtë plan. Kjo paketë realizon edhe një sërë politikash të reja të kësaj qeverie në drejtim të infrastrukturës . Kjo paketë vendos standartet e duhura ku sinjalistika do të jetë në vendin që meriton, një ngritje të një sistemi të mirëmbajtes së rrjetit tonë rrugor, në forcimin e shërbimit të transportit ndërqytetas me autobuzë të sigurtë, në rigjallërimin e transportit hekurudhor për të alokuar edhe fondet e  duhura” u shpreh Haxhinasto.

 

85 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok