Qëllohet me armë zjarri mjeti i shefit të Antidrogës

64

policiaMbrëmjen e djeshme, është tentuar edhe pse ka dështuar synimi i mirëpërcaktuar nga persona të paidentifikuar, të cilët mësohet se, kanë qëlluar me armë zjarri kundrejt automjetit privat  të shefit Kundër Trafiqeve dhe Antidrogës në Policinë e Sarandës.

Kjo ngjarje është shënuar rreth orës 22:00 në hyrje të fshatit Shëndëlli (Sarandë), informon Ministria e Brendshme.

Mësohet se Ogert Mezinit (shefi Kundër Trafiqeve dhe Antidrogës),  ka qenë i shoqëruar nga shefi i Krimeve, 2 specialistë të zonës dhe 4 efektiva të policisë. Nga sulmi me armë nuk ka asnjë person të  lënduar, por vetëm dëme materiale.

Informacionet e dhëna në mënyrë paraprake raportojnë se, personi i cili dyshohet të jetë autori i vërtetë i krimit është personi me inicialet T.Gj.

Ai është shpallur në kërkim nga policia për “tentativë vrasjeje”. Autoritetet lokale duke marrë shkak nga kjo ndodhi, kanë bërë kontrolle nëpër banesa. Ata kanë sekuestruar 1 armë zjarri mitraloz si dhe një armë automatik. Ndërkohë, po vazhdon operacioni në fshatrat përreth, nga operacionet RENEA, dhe FNSH-ja.