Publikuar Ne: 28 Maj 2014
179 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / OPINION | By albaniaplus

Pse Medea vazhdon të vrasë?!

 

XIR182676Aurora Allushaj

Ende nëna që vrasin! Çdo ditë raste të reja, çdo ditë britma që humbasin pa shpjeguar një ‘pse’. Çfarë ndodh në mendjen e këtyre nënave që arrijnë të vrasin atë që vetë kanë krijuar, fëmijën?! Çfarë mënyrash përdorin për të kryer krimin? Modus operandi më i përdorur prej tyre është mbytja, por kohët e fundit duket sikur modalitetet kanë ndryshuar. Mënyra të tjera si: rrahje me mjete të ndryshme duke shkaktuar trauma kokë, mbytje, përdorim i thikave, helmime të ndryshme, asfiksi nga gazi etj .

Edhe një herë kronika e zezë tregoi për një nënë që vrau vajzën e saj dhe më pas bëri vetëvrasje. Ndërkohë që ne përpiqemi të japim një shpjegim të pashpjegueshmes sepse nuk është e lehtë të përballemi me idenë se një nënë mund të vrasë pasardhësit e saj.

“Nuk e prisnim” janë fjalët që dëgjohen më shpesh nga anëtarët e familjes ku ndodh tragjedia.

Unë nuk mendoj kështu, unë nuk besoj se njerëzit çmendem nga dita në ditë. “Nuk e prisnim”, duket më shumë si një alibi për të mbrojtur veten nga “faji” që i shoqëron njerëzit që mund të bënin diçka për ta parandaluar.

Vetëvrasja kërkon një dozë të lartë të agresioni kundër vetes, por mbi të gjitha kundër të tjerëve. Sepse vetëvrasja ka një kuptim shumë më të qartë dhe më preciz se sa një raptus çmendurie.

Vetëvrasja është një dalje nga skena e cila nis një mesazh shumë të fortë, një mesazh që nuk ju lë asnjë shans për përgjigje personave që ngelen pas. Shpesh personi që kryen vetëvrasjen e bën këtë në mënyrë që të gjendet nga personi i cili dëshiron të godasë, ose më saktë, personin që do ti japë mesazhin e tij të dhunshëm.

Pse një person kryen vetëvrasje është një pyetje shumë e gjerë për t’i dhënë një përgjigje të mbyllur, çdo person ka historinë e tij. Shpjegimet dhe klishetë romantike për nënat që vetëvriten pas vrasjes së fëmijës, “ajo ishte në depresion, mendonte se jeta nuk ka kuptim” shoqërojnë thuajse çdo rast. Ndërkohë që njerëzit nuk vetëvriten në momente pesimizmi, por kur kanë dalë nga faza e thellë dhe e zymtë dhe fillojnë të ndihen pak më mirë. Por ajo çka e bën edhe më të dhimbshme vetëvrasjen është marrja me vetë e fëmijës. Pse një nënë, në këtë veprim ekstrem merr me vete dhe fëmijën? Unë nuk e di saktësisht dhe mendoj se askush nuk mund ta dijë me siguri. Ajo që unë besoj është se shpesh fëmijët konsiderohen si një zgjatje e vetvetes, si një pronë dhe ato nuk mund t’i lenë të qëndrojnë të vetëm në këtë botë.

Që prej kohës kur nisa të studioj kriminologjinë kam menduar për një projekt për parandalimin e depresionit pas lindjes. Depresioni para dhe post partum është një prej shkaqeve kryesorë që Medea vazhdon ende të godasë. Unë jam e bindur se është e rëndësishme të monitorohen gratë në rrezik depresion gjatë shtatzënisë dhe të vazhdojë ky monitorim deri vonë, duke i mbështetur këto gra përfshi këtu edhe familjen. Sepse nuk ekziston subjekti i sëmurë, por një sistem që e bën një person të identifikohet i tillë.

Depresioni Postpartum është diçka që gratë shumë shpesh turpërohen, nuk është e lehtë që ta pranojnë dhe mbi të gjitha të mirëkuptohen. Nëse do të përqendroheshim tek individi, dhe i gjithë sistemi të përfshihej në një procesi terapeutik, do të kishte një përhapje të kuptimit të sëmundjes, stigmë shumë e rëndë për supet e një nëne të re. E gjithë kjo do ta fuqizonte dhe mbështeste shumë atë, duke mos pasur më vend për ta fajësuar.

Kompleksi i Medesë nuk do të zhduket nga faqja e Tokës, ekziston dhe do të ekzistojë gjithmonë, por ne duhet të gjejmë një mënyrë për të mbrojtur krijesat e pambrojtura, duke rritur territoret e shërbimeve sociale në mënyrë që të ndërhyjnë në rastet e ndarje të stuhishme, depresioneve të postlindjeve, etj.

Njerëzit në nevojë nuk duhet të lihet vetëm, mjaft me indiferencë, shoqëria duhet të kthehet të krijojë përsëri komunitete. Duhet të ndihmoni, duhet të ndihmojmë sepse nganjëherë një fjalë, një puthje apo një përqafim mund të bëjë shumë më tepër se sa ju mund të imagjinoni.

 

180 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok