Pse bien ende celularët e pasagjerëve të avionit të humbur?

71

familjaret“Misteri i paprecedent” i avionit të zhdukur të “Malaysian Airlines” u bë më i madh ditën e hënë, kur të afërmit thanë se ata mund të dërgonin thirrje në telefonat e  njerëzve të tyre.

Sipas Uashington Post, familjet e disa prej pasagjerëve të bordit thanë se ata dëgjonin sinjalin e thirrjeve dhe mund t’i shikonin ata aktivë online në shërbimin e rrjetit social kinez, të quajtur QQ.

Një burrë tha se llogaria e QQ e kunatit të tij e tregonte atë online, por për ata që po presin në mënyrë të dëshpëruar për lajme, mesazhet e dërguara nuk kanë marrë përgjigje, po ashtu edhe thirrjet e tyre kanë mbetur pa përgjigje.

Ky zhvillim i ri vjen në një kohë kur autoritetet malajziane than se kishin identifikuar një nga burrat që po udhëtonte me pasaportë të vjedhur dhe se ai nuk konsiderohej si terrorist. Ai ishte një azilkërkues 19-vjeçar iranian, i quajtur Pouriria Nur Mohammad Mehrdad, që do shkonte të takonte nënën e tij në Gjermani.