Publikuar Ne: 15 Mars 2014
42 shikime
AKTUALITET / KRONIKE | By albaniaplus

Prokuroria zbulon rrugën drejt Sirisë, “Xhihadistët” përdornin vetëm linjat tokësore

xhihadiseDetaje të reja kanë dalë nga hetimi për 14 personat të cilët dyshohen nga Prokurora e Krimeve të Rënda se kanë dërguar në konfliktin sirian mbi 70 besmitarë myslimane shqiptarë.

Nga e hetimet e deritanishme të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, bëhet me dije se të gjithë personat kishin të njëjtin intenerar. Rekrutimi kryehej në qytete të ndryshme të vendit dhe më pas besimtarët dërgoheshin në Tiranë. Nga kryeqyteti ata dërgoheshin në Pogradec, ku kalonin në tokën maqedonase. Më pas hynin në Bullgari dhe udhëtonin drejt Turqisë, e nga aty kalonin direkt në zonën e luftimit mes rebelëve dhe forcave të regjimit të Asadit. Por nga organizatorët ndiqej edhe udhëtimi me avion nga Rinasi në tokën turke, e më pas dërgimi në Siri.

Me rëndësi në gjithë këtë rrugëtim ishte pozicioni i dy imamëve të vetëshpallur të Xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla dhe fshatit Mzez në Tiranë, Bujar Hysa, të cilët janë dërguesit kryesorë. Rol kyç ka patur edhe dy prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pikërisht Gerti Pashaj. Sipas grupit hetimor, ishte Pashaj ai që priste besimtarët në Turqi dhe më pas i kalonte në tokën siriane, në zemrën e konfliktit në Alepo dhe Ribat. Mësohet se ky grup ishte pjesë e brigadës “Jebhetula Al Nusra”, e shpallur organizatë terroriste nga OKB-ja, brigadë e cila është pjesë dhe mbështetëse e Al Kaidës.

Bëhet me dije se të paktën 8 shqiptarë janë vrarë në konliktin e përgjakshëm sirian. Gerti Pashaj është ai që lajmëronte familjarët për vdekjen e të afërmeve të tyre duke i ngushëlluar, e për këtë egzistojnë edhe përgjime. Çdo lëvizje e tyre është filmuar dhe regjistruar nga autoritetet shqiptare, përfshirë këtu edhe ajo çka diskutohej në ambjentet e Xhamive të Unazës së Re dhe Mzezit.

43 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok