Publikuar Ne: 16 Korrik 2015
126 shikime
AKTUALITET | By Sherina Saliaj

Përleshjet në Athinë, Greqia miraton masat kursyese

protestatPërleshje të dhunshme përfshinë protestat kundër planit për masa të ashpra të kursimeve, para parlamentit grek, i cili miratoi me 229 vota për dhe 64 kundër, masat e ashpra ekonomike, që mundësojnë zbatimin e marrëveshjes prej 86 miliardë dollarësh me vendet e eurozonës

Grupe protestuesish hodhën gurë mbi policinë e cila përdori gazin lotsjellës. Mbi 50 protestues janë arrestuar.

Policia tha se rreth 12 mijë veta ishin mbledhur në një protestë në sheshin Syntagma, pranë parlamentit për të kundërshtuar masat e kursimit që përfshijnë rritjen e taksave dhe reformimin e pensioneve.

Më 13 korrik, liderët e eurozonës i kanë bërë presion kryeministrit grek Alexis Tsipras që të pranojë shkurtimin e shpenzimeve publike, masa këto që votuesit grekë i refuzuan në referendumin e mbajtur më 5 korrik.

Por masat shtrënguese dhe ekonomia e lirë e tregut bien ndesh me politikat e partisë së krahut të majtë Syriza, të kryeministrit Tsipras dhe një numër i madh i deputetëve nga kjo parti pritet që të votojnë kundër reformave

127 shikime 1 sote

About the Author

Sherina Saliaj -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok