Publikuar Ne: 11 Korrik 2015
125 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / RAJONI | By albaniaplus

BE pritet të vendosë për fatin e Greqisë

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/Krerët e financës së eurozonës kanë parlajmëruar për bisedime të vështira përpara takimit që po mbahet në Bruksel për paketën e re të propozimeve të kryeministrit grek Aleksis Tsipras. E ndërsa takimi filloi me nota posimizmi mediat gjermane raportuan se sipas burimeve ministri gjerman i Financave Ëolfgang Schaeuble ka propozuar një Grexit për 5 vite, kohë kjo që sipas tij do ti mjaftojë Greqisë të ristrukturojë borxhin e saj.

 

Para takimit Schaeuble tha se negociatat do të jenë jashtëzakonisht mjaft të vështira duke nënvizuar se shifrat e propozuara nga Greqia nuk janë të besueshme. Ai ku kujdes të paralajmëronte edhe një herë se nuk do të ketë ulje të borxhit grek.

 

Megjithatë sipas gazetës gjermane Bild skepticizmi i ministrit të jashtë gjerman mund të mos përfaqësojë pozicionin zyrtar të Gjermanisë. Sipas Bild mes kancelares Merkel dhe ministrit të saj të financave po ndodh një betejë e vërtetë pushteti. Kancelarja sipas Bild është në favor të negociatave të reja me Athinën, ndërsa Schaeuble i gjykon reformat e propozuara të papërshtatshme dhe shprehet kundër tyre.

 

126 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok