Policia greke sekuestron 350 kg drogë

61

Policia-duke-prere-rrenjet-e-hashashitPolicia greke ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme me drogë, e cila vinte nga Shqipëria.

Mediat greke bëjnë të ditur se, mbrëmjen e sotme në portin e Patras janë sekuestruar plot 348 kg marijuanë.

Policia greke bën me dije se droga ishte ngarkuar në një furgon frigoriferik që transportonte shalqi, ndërsa ishte e ndarë në 311 pako.

Po sipas të njëjtave burime, destinacioni i drogës ishte Italia dhe se sasia e kapur pritej të imbarkohej në traget. Ndërkaq, policia greke ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili drejtonte furgonin.