Publikuar Ne: 16 Dhjetor 2014
122 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Policia dhe OSHEE vijojnë aksionin kundër vjedhjes së energjisë

policiaPolicia e Shtetit dhe OSHEE bëjnë me dije në deklaratën e përditshme për mediat se edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar  puna e tyre e përbashkët në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .

“Gjatë  ditës së sotme në të gjithë vendin kanë vepruar 108 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle  të përbashkëta Polici –  OSHEE në  2.033 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 6 autorë”, thuhet në deklaratën e Policia e Shtetit- OSHEE.

Po ashtu, Policia e Shtetit- OSHEE  shpjegojne se “nga këta janë arrestuar në flagrancë  2 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike e janë shpallur në kërkim  4 persona . Po gjatë ditës së sotme  janë ndërprerë 1.163  lidhje të paligjshme të energjisë  dhe abonentve debitorë. Gjithashtu, janë kontrolluar 88 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina”.

Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, thuhet ne deklaratë.

123 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok