Publikuar Ne: 30 Mars 2014
85 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Plagosja e policit, në kërkim 19-vjeçari

policiaPolicia e Tiranës ka shpallur në kërkim që prej ditës së djeshme 19-vjeçarin, Zhenklaudjo Sallakun banues te rruga “Siri Kodra”, i cili dyshohet si autori që plagosi efektivin e policisë ditën që tentuan ta ndalojnë. Policia tha se 19-vjeçari Sallaku, së bashku me një bashkëpunëtor, i cili u arrestua dje nga policia, tentuan të grabisnin dy gra.

Ngjaja në fjalë ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Sami Frashëri”, , ku dy persona me kapuç në kokë, me një motor ngjyrë të zezë dhe në pamje të parë me fuqi motorike të madhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë tre gra.  Policia ka mundur të lokalizojë drejtimin e lëvizjes së dy personave, ku është evidentuar se dy personat me motorin e tyre po lëviznin në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”.

Sapo kanë parë uniformat blu, dy personat kanë hipur në motor dhe janë larguar me shpejtësi. Ndërkohë në zonën e Pazarit të Ri, teksa përpiqeshin të largoheshin për të mos rënë në prangat e policisë, dy personat përplasën me motor  efektivin e policisë, identiteti i të  cilit nuk bëhet i ditur. Policia ka  qenë gjatë gjithë kohës në ndjekje  të dy personave, dhe kjo ka bërë  që këta të fundit të braktisin motorin e tyre, tip “Yamaha” dhe të  arratisen në drejtim të paditur.

Mësohet se pas aksidentit personat janë larguar në këmbë, pasi  nuk kanë pasur ndonjë automjet  tjetër që t’i priste, ndërsa efektivi i  policisë është transportuar me një  makinë të rastit për në spital. Nga  informacionet mësohet se polici  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

86 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok