Publikuar Ne: 3 Dhjetor 2015
361 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Peza: Basha dha lejen për pallatin në gjyq me ambasadën zvicerane

alfred peza1Alfred Peza, ka publikuar sot lejen e ndërtimit të dhënë nga Lulzim Basha për një objekt në qendër të Tiranës, vetëm 6 ditë para largimit nga posti i kryebashkiakut.

Sipas deputetit socialist, leja skandaloze që mban firmën e Lulzim Bashës është modeli që ai i ka sjellë këtij vendi, sa herë që qeveris. “Ai pallat pa leje, që mbahet në këmbë nga Lulzim Basha, është sot gozhda në trurin e çdo qytetari shqiptar, për të kuptuar se kush është alternativa që ofron ai si lider i opozitës shqiptare”, tha Peza.

Më pas deputeti socialist pyet ish-kryebashkiakun se përse “ai firmosi lejen për pallatin me të cilin është në gjyq ambasada zvicerane” dhe pse “firmosi gjithë punët e pista pasi zgjedhjet kishin mbaruar, numërimi i votave kishte përfunduar dhe kundërshtarët kishin uruar njëri-tjetrin”.

Me këtë vendim, Lulzim Basha tregoi edhe njëherë se është politikani më i pasinqertë i këtij vendi dhe se filozofia e tij si kryetar Bashkie në Tiranë ka qenë ajo e mosbërjes së asnjë pune për qytetarët dhe përfundimit në errësirë të të gjitha punëve të tij të dyshimta. “Ai do të mbahet mend se në 4 vjet nuk mbolli asnjë pemë dhe nuk vendosi asnjë tullë”, shtoi Peza.

Një ditë më parë, PS denoncoi miratimin e një leje ndërtimi nga ish-kryetari i bashkisë Tiranë për një pallat 16 katësh në qendër të kryeqytetit, 6 ditë para largimit nga detyra. PS kërkoi nisjen e hetimeve nga prokuroria për ‘këtë aferë të pastër korruptive”.

362 shikime 2 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok