Publikuar Ne: 27 Prill 2014
893 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Petrit Zambaku: SHISH nuk ka punuar si duhet

visho-ajazPetrit Zambaku, ish-punonjësi i Shërbimit Informativ Shtetëror, për 10 vjet në Departamentin e Analizës, në një intervistë për Top-Channel ka analizuar shkresën dërguar nga SHISH, Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me akuzuat e ngritura nga PD-ja se, forcat e ushtrisë ishin në krye të transportit të drogës me anë të avionëve të vegjël. Ai ka thënë se kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, nuk e ka bërë punën e tij si duhet. Më tej Zambaku ka shtuar, se Visho Ajazi do të ketë një përballje dhe llogaridhënie të vështirë, përballë Komisionit Parlamentar për ato informacione që mbajnë firmën e tij.  “Të gjitha dyshimet që prodhon dhe administron SHISH-i duhet të pasqyrohen në dokumentacionin.

Rregullat e prodhimit dhe administrimit të dokumentacionit janë të mirëpërcaktuara. Dyshimet duhet të jenë të pasqyruara. Këtë çështje duhet ta kishte vërtetuar deri në fund. Sepse qëllimi nuk është propagandimi i këtij veprimi se, në Gjadër ulet apo është ulur është çështje tjetër. Qëllimi është hetimi me detaje i çështjesh. Kush e realizon këtë trafik? Kur e realizuan? Kur do të vinë prapë? Si mund të kapen në flagrancë? Pra duhet vërtetuar gjithçka. Vetëm atëherë shërbimi e ka bërë punën. Shërbimi pa bërë këtë nuk ka bërë asgjë. Shërbimi ka barrën e provës për të vërtetuar të gjitha ato sa thuhen në këtë dokument. Dhe kjo vërtetohet duke paraqitur dokumentacionin shoqërues, nga i cili është prodhuar ky relacion. Unë nuk do ta doja aspak të isha në vendin e atij që e ka firmosur këtë dokument”, thotë Zambaku.

Zambaku ka shprehur  habinë se, përse kjo shkresë nuk i ka shkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani i cili deklaroi disa ditë më parë se, deri ditën që u bënë deklaratat në Parlament nuk ka patur informacion.  “Një informacion i tillë duhet t’i shkonte patjetër Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura sepse atij i dërgohen informacione shumë më të parëndësishme se ky”.

894 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok