Publikuar Ne: 28 Prill 2014
103 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Përfundon aksioni për inspektimin e “Djathit me niseshte”

djatheAutoriteti Kombëtar i Ushqimit, njoftoi sot se ka përfunduar plan-veprimin për inspektimin e të gjitha stabilimenteve të mbledhjes dhe përpunimit të qumëshit dhe marrjes së mostrave për produktin djath, në të gjithë vendin.

Ky aksion u krye, thekson AKU, me porosi të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, në kuadrin e punës intensive për të garantuar siguri dhe standarde ushqimore.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Afrim Bakaj, urdhëroi hartimin e një plan-veprimi, dhe Drejtoritë Rajonale në 12 qarqet, që të nisin zbatimin e tij për inspektimin e të gjitha stabilimenteve të përpunimit të qumështit dhe pikave të shitjes, me qëllim ndalimin e prodhimit të djathit me përbërje niseshteje.

Kështu, bazuar në Plan Veprimin “Për evidentimin dhe inspektimin e Operatorëve të Biznesit Ushqimor në nivel Qarku, të cilët prodhojnë dhe tregtojnë ‘Djath me niseshte’”, gjatë periudhës 7 deri 20 prill në rang kombëtar, janë inspektuar 1223 Operatorë të Biznesit Ushqimor, që prodhojnë, përpunojnë produkte me bazë qumështi, pika tregtimi dhe tregje.

Në këtë kuadër, vijon AKU, janë analizuar 3064 mostra me metodën cilësore (tinkturë Jodi) nga të cilat: 2897 mostra kanë rezultuar negative dhe 110 mostra kanë rezultuar pozitive. Ndërsa nga inspektorët e Drejtorive Rajonale të AKU-së në qarqe, është bllokuar sasia prej 2439.53kg, e cila është analizuar dhe ka rezultuar pozitive. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije, se edhe pas plan-veprimit që kishte një afat 2-javor, inspektimi dhe monitorimi i stabilimenteve të përpunimit të qumështit dhe pikave të tregëtimit, do të jenë pjesë e punës së përditshme e inspektorëve dhe asnjë rast nuk do të tolerohet.

Madje, në raste konstatimesh, AKU shprehet se do të marrë masa deri në mbylljen e subjekteve prodhuese apo tregtare.

104 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok