Publikuar Ne: 29 Mars 2014
70 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

PD: Rilindasit, një tjetër të dënuar në krye të CEZ ne Durrës

PD Laura Vorpsi

PD Laura Vorpsi

Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhëneses  Vorpsi, ka  denoncon të shtunën emërimin si kryeinxhinier të CEZ në Durrës, të Plator Mehmetit, një i dënuar në vitin 2008 për shpërdorim detyre, që sipas auditit të kohës, i shkaktoi shtetit 3 milionë euro dëme.

“Ndërsa energjia elektrike po bëhet më e shtrenjtë për qytetarët dhe pritet më tej rritja e çmimit, teksa faturat aforfe janë shtuar, kur ndërprerjet e energjisë janë bërë të modës, në krye të CEZ-it në Durrës, rilindasit kanë vendosur një të dënuar për korrupsion, i cili ka bërë të paktën 9 muaj burg në vitet 2008-2009, për shpërdorim detyre”, ka pohuar Vorpsi.

Ajo  tha se  “Plator Mehmeti i arrestuar në vitin 2008 dhe i dënuar më pas nga gjykata e Durrësit për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, është rikthyer në ndërmarrjen e tij si kryeinxhinier, ku në 2008  u arrestua nga aksionin e koduar “Voltazh”, pas skandalit financiar të zbuluar në KESH-in e Durrësit”. KESH-i i Durrësit, sot quhet CEZ-i, por kryeinxhinier është sërish i njëjti, i dënuari për korrupsion, tashmë i rilindur, përfundoi deklaratën Vorpsi.

71 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok