PD: Rama hakmerret ndaj Tiranës

63

Gerti Bogdani_1Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Gerti Bogdani, denoncoi planet e kryeministrit Edi Ramës për qendrat e qyteteve dhe akuzon për bllokimin e gjithë projekteve zhvilluese të kryeqytetit.

Bogdani u shpreh se “pas 300 dite dështime, pa asnje bilanc pozitiv, pa asnjë investim, pa asnjë vend të ri pune, Edi Rama u rikthye tek fasadat kësaj here tek ato të Korçës. Si ish- kryebashkiak i dështuar, Edi Rama në këto 300 ditë është kujdesur vetëm të bllokojë çdo investim për qytetarët e Tiranës”.

“Në 300 ditë Rama ka bllokuar strehimin dhe banesat sociale, kopshte të reja, çerdhe të reja, shkolla të reja dhe çdo investim për qytetarët e Tiranës, bllokoi varrezat e qytetit të cilat për më tepër i kishte lënë në mëshirë të fatit për 11 vite me radhë kur ishte kryebashkiak”, tha Bogdani.

Në këto 300 ditë Edi Rama bllokoi zgjatimin e Bulevardit, tha Bogdani, duke vijuar se “fakti është se në 300 ditë nuk i akordoi asnjë lek për investime për qytetin dhe qytetarët e  Tiranës”.

Edi Rama në këto 300 dite tha Bogdani, “nuk po sillet dhe nuk po di të punojë si kryeministër i vendit, por sillet si kryebashkiak i dështuar duke iu rikthyer edhe njëherë fasadave me shpresën për të mashtruar qytetarët me fasada  por duke harruar se shqiptaret duan më shumë punë, më shumë rritje ekonomike, shqiptarët duan më shumë siguri për jetën e tyre”.