Publikuar Ne: 5 Prill 2014
62 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

PD: Në krye të CEZ, një i dënuar për shpërdorim detyre

vorspiPartia Demokratike, nëpërmjet zëdhënses Laura Vorpsi, denoncoi të shtunën, emërimin në krye të Task- Forcë-s së CEZ në Tiranë, të një personi të dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë Ajo akuzoi  qeverinë për papërgjegjshmëri te saj  në vendosjen në krye të institucioneve, te njerëzve të lidhur me krimin.

Vorpsi, në deklaratën për mediat thotë se, “me Edi Ramën, energjia elektrike do tu kushtojë  shumë shqiptarëve. Në postin më të rëndësishm të kësaj ndërmarrje në Tiranë, është vendosur Idajet Buzi, një ish-i dënuar në vitin 2009 nga Gjykata e Durrësit, për shpërdorim detyre”.

Ajo tha se “ky emërim tregon se Kryeministri i ka vetëm fjalë angazhimet për etikë në qeverisje, për transparencë dhe përgjegjshmëri “.

“Kriteri që ai ka dhe standardi që aplikon është që t’u shërbejë me besnikëri miqve dhe klaneve të tij të pushtetit, edhe kur janë të dënuar nga drejtësia”, përfundoi Vorpsi.

63 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok