Publikuar Ne: 6 Maj 2014
103 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

PD: 7 mijë të shkarkuar nga administrata, Harito: S’keni shifra zyrtare

harito (1)Debate në komisionin e Integrimit ku ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ndodhet në seancë dëgjimore në lidhje me shkarkimet në administratë.

Dy deputetetet e PD-së, Albana Vokshi dhe deputetja Majlinda Bregu, kryetare e këtij komisioni ngritën pyetje në lidhje me numrin e të larguarve nga administrata shtetërore.

Sipas Bregut “janë 7 mijë persona që janë larguar nga administrata” nga mazhoranca me të fituar zgjedhjet e 23 qershorit 2013 . Por Harito i quan të pavërteta shifrat.

“Nëse keni shifra më jepni. Kam thirrur shoqatën e të larguarve nga puna dhe i kam kërkuar të më japin listën e emrave. Nuk më kanë dhënë” u shpreh ajo.

“Shifra e vetme që kemi për shkarkimet vjen nga Gjykata Administrative. Ka munguar vullneti politik për të dhënë një bazë të saktë të dhënash për numrin e punonjësve të administratës. Në Gjykata Administrative ka 1200 ankimime jo nepunes por punonjës të larguar. Vetëm 400 prej tyre do të rikthehen se kanë fituar gjyqin.” u shpreh Harito.

Nga 1200 ankimime, 400 do rikthehen në punë, 120 duhet të rikthehen në bashki

“Në gjykatën Administrative janë 1200 ankimime. 2/3 e cështjeve që janë gjykuar i ka fituar shteti. Flasim për rreth 400 vetë që mund të fitojnë, dhe shteti do të respektojë vendimin e gjykatave. 120 ish punonjës kanë fituar gjyqin me bashkinë e Tiranës.” u shpreh Harito.

“Shpresoj që Komisioni i Integrimit të na ndihmojë me Bashkinë e Tiranës” u shpreh Harito.

Detaji: Në karriget e PD-së ulen zëvendësuesit

Sot në karriget e deputetëve të përhershëm të PD-së në këtë komision janë ulur zëvendësuesit. Si Albana Vokshi, Arben Imami. Kjo nuk ka kaluar pa u rënë në sy nga deputetët socialist. Deputeti Taulant Balla iu drejtua duke u thënë “Ju respektojmë se jeni të ftuar”

Pjese nga debatet në komision

Në një moment ka pasur dhe debate mes kryetares së komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu dhe deputetit PS-së Taulant Balla.

Balla: Mëso të drejtosh një komision

Bregu: Ul zërin. Nuk më intimidon me zë të lartë

Balla: Nuk ke të drejtë të bësh konkluzione. Anjëherë nuk është drejtuar një komision më keq se sot.  Ty të dëgjoj përditë. Sa herë të teket ty, fillon bën pyetjet dhe më pas bën konkluzionet. Ne nuk bëjmë lëndën e rëndësishme logjikë

Bregu (qesh): Bëj propozimin për shkarkim

Harito: Kam ardhur të raportoj në Komision dhe jo në PD. Nëse keni shifra më jepni. Kam thirrur shoqatën e të larguarve nga puna dhe I kam kërkuar të më japin listën e emrave. Deri më sot nuk kam asnjë listë emrash. Do flas për shifrat dhe të dhënat që kam unë.

104 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok