Papa Françesku: Kurrë më fëmijë viktima të “Ndrangheta”-s

45

femije violencePapa Françesku dënoi sot, në vizitën e tij të parë në Kalabri, vuajtjet e fëmijëve, viktima të mizorive të “Ndrangheta”-s duke sjellë një mesazh solidariteti për nënat dhe gjyshet e burgosura në një burg lokal.
“Kurrë më një fëmijë nuk duhet të pësojë vuajtje të tilla. Kurrë më një fëmijë nuk duhet të jetë viktimë e mizorive të tilla, kurrë më viktima të ‘Ndrangheta’-s!” tha papa Françesku në qendër të burgut Castrovillari, etapa e parë e vizitës së tij në rajonin Cassano allo Jonio.
Ai i drejtohej kryesisht dy gjysheve të vogëlushit Nicola Campolongo, tre vjeç, viktimë e një larjeje hesapesh që tronditi gjithë Italinë. Trupi i tij u gjend bashkë me atë të gjyshit në një veturë të karbonizuar.
Për më tepër këta fëmijë të vegjël, rekrutohen për trafikun e drogës dhe vriten gjithashtu në përleshjet e “Ndrangheta”-s ose përfundojnë në burg.