Panariti: Laboratorë në çdo qark për të analizuar produktet e serave

56

Edmond_PanaritiMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili zhvilluan sot një vizitë në Lushnje.

Sipas njoftimit zyrtar, vizita e parë ishte në qendrën bujqësore të Lushnjës, pikërisht në laboratorin e kësaj qendre, ku Ministri Panariti, ekspert i toksikologjisë analitike në profesion, demonstroi kryerjen e një analize për praninë e pesticideve, metaleve të rënda dhe fitohormoneve, tek produktet e freskëta të marra nga serat e Lushnjes.

Kjo metodë e shpejtë kryhet për herë të parë në laboratorët rajonalë, dhe jo rastësisht u zgjodh Lushnja, ku është dhe baza e prodhimtarisë më të madhe bujqësore në vendin tonë. Për të dhënë një shembull se si kryhet një analizë e thjeshtë, me rezultat 24 orë ku përcaktohet nëse prodhimet e sapodala nga serra janë të ndotura ose jo, Ministri Panariti kreu gjithë procedurën në prani të kamerave, duke u shprehur se nën moton siguri, teknologji progres, kjo qeveri po fut elementet e një teknike të re që garanton rritje e zhvillim.

Panariti premtoi se pikat e grumbullimit të perimeve Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti gjate vizites ne qendren bujqësore të Lushnjës 4e frutave në gjithë vendin, do të kenë ngjitur një laborator të posaçëm të këtij lloji, dhe produktet do të analizohen aty, e nëse dalin me ndotje bllokohen e nuk dalin në treg.

Konkretisht në analizën e kryer nga Panariti, u përdorën tretësit mbi mostrën e kastravecit dhe më pas doli një ekstrakt, i cili iu injektua një kavie femer, pasi efektin nëse ka ndotës e jep direkt te mitra e kavies.

Në fund të ditës, miu kavje sakrifikohet dhe hapet e shihen organet e brendshme, nese ka ndryshime te dukshme, atëherë produkti ka ndotje dhe mund të bllokohet e të dërgohet më pas për analiza të tjera në Laboratorin e ISUV për të parë se cilët elementë mbart dhe në çfarë sasie.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti gjate vizites ne qendren bujqësore të Lushnjës 1Ministri Panariti u shpreh se tashmë analiza të tilla do të bëhen në gjithë laboratorët rajonalë, dhe kështu produktet do të marrin dhe certifikatën e analizave para se të dalin në treg. Këto kapacitete do instalohen në gjithë laboratorët rajonalë. Ndërkohë të gjithë ata që do punojnë aty, do të trajnohen në ISUV me kryerjen e këtyre analizave. Panariti theksoi se tashmë gjithë analizat duhen bërë në fushë, para se të shitet prodhimi, pasi në treg është shumë vonë. E gjithë kjo synon të garantojë konsumatorin që prodhimet tona janë të sigurta.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u shpreh se ky mesazh ky veprim i drejtpërdrejtë i kryer nga Ministri Panariti shton besimin dhe krijon qetësinë e duhur për fermerin dhe konsumatorin lidhur me produktet tona.

Vasili u shpreh se po ndryshon mentaliteti, pasi gjerat nuk verifikohen më vetëm nga Tirana, por aty ku duhet, pra në terren dhe merr dhe zgjidhje direkte. Vasili u shpreh se kjo qeveri do t’i japë një rritëm të ri teknologjisë dhe zhvillimit të bujqësisë. Ai u shpreh se ka një qendrim të ri politik, pasi cështjet e bujqësisë nuk janë thjesht argument elektoral dhe premtime, por ofrojmë zgjidhje të drejtpërdrejtë për fermerin. Më pas Ministri Panariti dhe Vasili zhvilluan dhe një takim me fermerët lushnjarë në zonën e Çermës.