Publikuar Ne: 3 Janar 2014
178 shikime
AKTUALITET / RAJONI / REPORTAZH | By albaniaplus

Pajtimi në Kosovë në optikën e fotografëve ndërkombëtarë

pajtimi kosoveDW

Përmendorja e vëllazërim bashkimit në Prishtinë nuk është më moderne, megjithatë ajo ende ekziston: e madhe, e pamirëmbajtur dhe e paanashkalueshme, simbol i një kohe të shkuar. Dikur kjo përmendore gjigande prej betoni simbolizonte vëllazërinë dhe bashkimin mes popujve të Jugosllavisë, sot monumenti i martirëve është një dëshmitar i heshtur i një sistemi politik të tejkaluar.

“Monumenti na kujton se shqiptarët dhe serbët kanë një të shkuar të përbashkët”, thotë fotografi kosovar, Jetmir Idrizi. Ai e ka fotografuar monumentin bardhë e zi dhe e ka copëzuar fotografinë në shirita të hollë. Shumë nga motivet fotografi i gjen në Mitrovicë në veri të Kosovës. Qyteti verior që nga koha e luftës është i ndarë dhe në gjendje të jashtëzakonshme. Në veri të qytetit jetojnë serbct, në minorancë në territorin e Kosovës, ndërsa në jug pakica shqiptare. Ura e barrikaduar mbi lumin Ibër është kthyer në simbol të konfliktit mes shqiptarëve dhe serbëve.

GIZ - Monumenti i martirëve në Prishtinë i prërë në fotografi (Foto: Jetmir Idrizi)
Fotografi e prerë e monumentit të martirëve në Prishtinë. (Foto: Jetmir Idrizi) 

E shkuara e përbashkët

Që nga viti 2008 Kosova është e pavarur, por shumë serbë, që ende nuk duan ta pranojnë këtë realitet, e shohin Kosovën si pjesë të Serbisë. Marrëveshja e prillit 2013 rrit shpresat për një normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Për Jetmir Idrizin pajtimi lidhet mjaft me të shkuarën e përbashkët të etnive të ndryshme në vend. Duhet parë edhe një herë e shkuara për të shkuar përpara. Së bashku me pesë fotografë të tjerë nga Mongolia, Hungaria, Mali, Gjermania dhe territoret palestineze ata kanë shëtitur një javë nëpër Kosovë. Secili prej tyre ka pasur fokusin e tij për të interpretuar temën e pajtimit. Fotografët kanë fiksuar portrete njerëzish, peisazhesh, situatash në ndryshme në vend. Veprat e tyre gjenden në ekspozitën fotografike “Pajtimi në Kosovë” të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar(GIZ). Ekspozita paraqitet njëkohësisht në Prishtinë, Bonn dhe Berlin.

Pajtimi – realitet i jetuar

Brezii ri vjetër në Kosovë e ka të vështirë me pajtimin (Foto: Csaba Meszaros)
Brezi ri vjetër në Kosovë e ka të vështirë pajtimin. (Foto: Csaba Meszaros) 

Jetmir Idrizi ka lindur në Prishtinë. Në kohën e luftës 15 vjeçari së bashku me familjen shkoi si refugjat në Maqedoni, më pas në Belgjikë dhe më vonë u kthye në Kosovë. Sot ai është një fotograf i mirënjohur dhe punon si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, ku ka shumë miq. Për të pajtimi është një realitet, që jetohet përditë. Megjithatë ai e kupton zemërimin dhe urrejtjen e atyre, që humbën të afërmit gjatë luftës. Familja e tij nuk u prek nga tragjedi të tilla.

Edhe Merlin Nadj-Toma është njëri prej fotografëve, që marrin pjesë në seminarin e GIZ. Fotografitë e prera të Jetmir Idrizit e kanë impresionuar së tepërmi. “Për mua kjo është shumë simbolike. Jetmiri tregon se këto monumente qëndrojnë në Kosovë, por nuk funksionojnë më e megjithatë aty brenda është shansi, që këto copëza të ngjiten sërish.”

Ta tregojmë Kosovën në një tjetër fokus. (Foto: Merlin Nadj-Toma)
Ta tregojmë Kosovën në një tjetër fokus. (Foto: Merlin Nadj-Toma) 

Fotografja gjermane fillimisht kishte vështirësi të hynte brenda temës së pajtimit në Kosovë, në një vend ku konflikti është ende prezent dhe në disa pjesë ende i pazgjidhur: “Reagimi i parë ishte, që Kosova është absolutisht vendi i gabuar për këtë temë”, thotë Nadj-Toma. Por gjatë një jave vizitë në Prishtinë ajo përjetoi momente të bukura. “Në një ëmbëltore dhe në një farmaci kemi takuar shqiptarë dhe serbë, që punonin së bashku.” Aty nuk luante rol etnia. “Kjo ishte një gjë e bukur. Këtë nuk e kisha përjetuar më parë.”

Ndryshimi i perceptimit

Nadj Toma ka fotografuar në Prishtinë momente të jetës së përditshme: Një shesh futbolli, pallate banimi. Fotografitë e saj i dallon një tis ëndërrimtar, të gjitha janë të mjegulluara. “Kështu këto vende marrin një ndriçim tjetër. Për mua ishte e rëndësishme që të tregoja se një ndërrim i vogël i perceptimit mund të ketë efekte të mëdha.”

Të lëmë pas të shkuarën dhe të shohim përpara. (Foto: Gotsybayar Rentsendorj)
Të lëmë pas të shkuarën dhe të shohim përpara. (Foto: Gotsybayar Rentsendorj 

Jetmir Idrizit i pëlqejnë fotot e koleges. “Fillimisht kisha një lloj shqetësimi se kolegët do të fotografonin përbri njëri-tjetrit një serb dhe një shqipar. Por ata më treguan se pajtimi është më shumë se kaq.” Në ekspozitën e hapur në Muzeun e Landit në Bonn fotografitë e tij qëndrojnë përbri atyre të Merlin Nadj-Tomas. Ajo vetë është lindur në Gjermani, por prindërit e saj janë serbë. Gjatë takimit të dy krijuan një lidhje të veçantë. “Kemi bërë shaka për njëri-tjetrin dhe përpiqeshim të sfidonim njëri-tjetrin, por në një frymë pozitive.” Të dy fotografët praktikojnë në një mikrokozmos, atë që duhet të ishte realitet për të gjithë shqiptarët dhe serbët në të ardhmen: Të lenë pas të shkuarën dhe të shohin së bashku përpara.

179 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok