Publikuar Ne: 12 Prill 2015
95 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Nishani uron Pashkët: Drejtësi për të gjithë pa dallim, barazi mes nesh që nga më i pari e deri tek më i fundit

NishaniPërmes një mesazhi kreu i Shtetit shqiptar,  Bujar Nishani u uron Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë kudo ku ndodhen.

Nishani thotë se kjo ditë e shenjtë, na rikujton se shpresa në një të ardhme edhe më të mirë nuk vdes kurrë në shpirtin tonë.

“Të nderuar besimtarë ortodoksë shqiptarë!

Dëshiroj sinqerisht që me rastin e Ditës së ringjalljes së Krishtit t’ju shpreh dhe t’ju përcjell, në emër të Institucionit që përfaqësoj si dhe në emër të mbarë popullit shqiptar, urimet më të mira e të përzemërta për Festën e Pashkëve!

Kjo ditë e shenjtë, e cila në vetvete përmban ripërtëritjen e besimit tek ringjallja e shenjtë e birit të vërtetë të Zotit sipas besimit tuaj të krishterë, tek ringjizja e vlerave dhe bindjes se sakrificat, vetëmohimi, virtytet dhe altruizmi në shërbim të njerëzimit na bëjnë më të mirë, na rikujton gjithashtu se shpresa në një të ardhme edhe më të mirë nuk vdes kurrë në shpirtin tonë.

Përkundrazi, ajo ringjallet dhe ripërtërihet duke u rinovuar me forca të reja dhe me më tepër besim në anën e mirë dhe pozitive të natyrës njerëzore, në përpjekjen e përbashkët që shoqëria jonë, ajo shqiptare sidomos, do të bëhet edhe më e përsosur vetëm në saje të zbatimit të parimeve thelbësore fetare apo etike, mbi të cilat funksionon dhe ecën përpara mbarë njerëzimi.

Drejtësia për të gjithë pa dallim, barazia mes nesh që nga më i pari e deri tek më i fundit, ndihmesa pa interes për më të pafatët dhe më të dobëtit përbëjnë thelbin e gjallesës sonë në këtë botë të mbushur gjithnjë e më shumë me sfida të vështira.

Por Dita e Pashkëve na mbush njëkohësisht me një gjallëri të re, me një vetëbesim dhe ringjallje të vërtetë vlerash që na bëjnë të kuptojmë se nën këtë qiell të kaltër e të pastër shqiptar, e mbi këtë dhé të trojeve të lashta arbërore, çdo hall, problem, mosmarrëveshje apo pengesë mund të zgjidhet e të kapërcehet, nëse bashkojmë forcat dhe aftësitë duke menduar e punuar vetëm për të mirën e kombit tonë të bekuar.

Gëzuar Festën e Pashkëve dhe ju sjelltë sa më tepër mirësi, paqe, dashuri për njëri-tjetrin, lumturi në gjirin e familjes si dhe për të dashurit tuaj kudo ku jeni!”

96 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok