Publikuar Ne: 18 Janar 2014
38 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Ngjela: Vendi drejtohet nga krimi, paskemi votuar asgjënë

Spartak-Ngjela1Kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka  shprehur kritika në drejtim të Ministrit të Brendshëm, Ministrit te Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me vrasjen e dy ditëve më parë në një pritë të Astrit Gjepalit, që vuante dënimin me 25 vite burg.

“Një i burgosur i dënuar si killer i shumëfishte lirohet me leje nga burgu dhe vritet nga hasmit e vet. Pyetja që bëhet është kjo: kush ka paguar në lirimin e tij, vetë i burgosuri apo ata që e vranë? Shenjat janë se kanë paguar vrasësit e tij; se ku e dinin ata vendin ku do të ndodhej i vrari? Mund të kenë paguar që të dyja palët. E sa rendësi ka kjo!… ajo që mbetet konstante është fakti i pagesës, dhe arsyeja e pamohueshme se këtë shtet e drejton ende krimi.

Vërtet mund të mendosh se ky krim gjigant që sundon sot në Shqipëri do të mund të mposhtet me peshën e lehte të rinorit Tahiri, me memecllëkun e njohur të ministrit të Drejtësisë, me një prokuror që s’dihet se nga ka ardhur, dhe me një gjykatë që paguhet? Kjo është një pamundësi absolute, por, bashkë me këtë është edhe pyetje që vijon të ngrenë shqiptarët që votuan me shpresë kundër krimit, kur thonë: Përse votuam ne? Koha po tregon se paskemi votuar për asgjë. Në lagjen time u bë një dasëm. Zhurmë e madhe. Dhëndëri quhej Sinan. Në mëngjes pyeta dasmorët se kë kishte marrë Sinani për grua. Ata m’u përgjigjën njëzëri: “Atë që kishte pasur”. S’ka gjë, thashë me vete, jeta vazhdon po njëlloj, po pse na bënë kaq shumë zhurmë …”, shkruan Ngjela në Facebook.

39 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok