Publikuar Ne: 16 Korrik 2015
191 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / RAJONI | By albaniaplus

Nesër ok Greqisë për kredinë 7 mld euro

Gjatë protestave në bruksel. Foto Albaniaplus

Gjatë protestave në bruksel. Foto Albaniaplus

Kur bisedimet mes ministrave të Financës së Eurozonës për dhënien e një fondi emergjence për Greqinë kanë nisur, Bloomberg informon se parimisht kanë rënë dakord për të dhënë një kredi prej 7 miliardë eurosh.

Mësohet se vendimi pritet të shpallet zyrtarisht nesër pasi të jenë përpiluar detajet teknike. Nuk është e qartë ende se nga do të merret ky fond.

Bisedimet nisën disa orë pasi parlamenti grek miratoi paketën e reformave të kërkuara për një kredi të tretë.

Eurogrupi gjithashtu do të diskutojë dhe hapat e ardhshëm, ndërkohë që Greqia pritet të qëndrojë pavarësisht se ka humbur maxhorancën, pasi 38 deputetë të saj votuan kundër reformave.

Edhe Britania e Madhe, pas sigurimeve të marra nga Brukseli, ka hequr rezervat e saj dhe është gati të japë dritën e gjelbër për kredinë 7 miliard euroshe për Greqinë nëpërmjet përdorimit të Mekanizmit të Stabilizimit Financiar të Europës, sipas burimeve të BE-së.

Dakordësia pritet të vijë në një konferencë telefonike që do të zhvillohet mes ministrave të financave të BE-së, ndërsa ministrat e Eurogrupit do të vlerësojnë nëse, pas votimit të Parlamentit të Athinës, duhet të fillojnë negociatat për programin e ri të ndihmës ose jo.

Dje u mendua se ministri i Financave do të caktojë fondin ESFM, një lëvizje e cila u kundërshtua me forcë nga disa vende të BE-së, veçanërisht nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

192 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok