Publikuar Ne: 18 Prill 2014
43 shikime
AKTUALITET / KRONIKE | By albaniaplus

Nëna e Ilia Karelit flet për mediat greke

-mana_vice_669x375Mediat greke i kanë kushtuar një reportazh familjes së Ilia Karelit, ku kanë pyetur nënën e tij dhe vëllanë. Shkrimi nis me fjalët e nënës 70-vjeçare, me buzët që i dridhen nga dhimbja dhe në dorë mban foton e djalit të saj. Ajo thotë se, Ilia e vrau gardianin dhe kjo nuk ka qenë e drejtë, sepse edhe ai biri i një nëne ka qenë, por ligji nuk e parashikon që Ilia duhej të vritej në mënyrë çnjerëzore. Ajo thotë se gjithmonë do t’i ngelet si një gur në stomak se, pse grekët mbajtën zemrën e Ililas dhe pse nuk tregohet videoja kur u vra gardiani. Ajo këmbëngul duke thënë se, “nuk do të gjej qetësi nëse nuk e mësoj. Edhe pse e di që djali im nuk do të kthehet më mbrapsht”.

Gazetari grek, Thodhori Nikolao ka udhëtuar drejt banesës së familjes Kareli në Fier për të marrë dëshminë e të ëmës dhe të familjarëve të tjerë në lidhje me vdekjen e Ilia Karelit. Ai thotë se, nëna nuk është në gjendje të kuptojë motivimin e vrasjes së gardianit.

“Unë dua të di se çfarë e shtyu djalin tim që të vriste një nga zyrtarët e burgut. Po zemra dhe shpirti i djalit ku mbeti, unë nuk do të gjej dot qetësi deri sa të me tregojnë të vërtetën. Vazhdoj të ëndërroj sikur ai është ende gjallë por,  unë e di se atë e ka mbuluar dheu. Si do të dukej sikur një nëne t’ia sillnin në shtëpi djalin e copëtuar”, kështu shprehet nëna e revoltuar, duke shtuar më tej dhe duke bërtitur “unë jam duke pritur për një shpjegim”, shkruan faqja “Online Vice.com”.

“Një gjë dua të pyes: Zemra e djalit tim me çfarë justifikimi u mbajt në Greqi? Kur vajtëm të merrnim trupin pse nuk na thanë, merreni por zemra do të ngelet këtu. Pse nuk na thanë që do ta mbanin për analiza. Nëse nuk do e çonim për ekspertizë në Shqipëri nuk do ta merrnim vesh kurrë që zemra e tij mungonte”.

Avokatja që e ka mbrojtur për herë të fundit në gjyq, Maria Stamelu në janar të 2014 ka thënë për gazetën greke “Vima” se kishte biseduar me të disa ditë para se të ndodhte vrasja në Malandrino.

“Mezi po priste të lirohej. Kur papritur më morën në telefon nga burgu dhe më thanë që ka dalë një urdhër i ri arresti për drogë. Nuk e di çfarë ndodhi në të vërtetë pasi besonte se 24 orët e ardhshme do të ishte i lirë”.

Nipi bën tatuazh emrin e Kudretit

“Deti” ky është emri që nipi i Ilia Karelit ka bërë tatuazh në krahun e tij të majtë.  “Deti” është emri që i vogli thërriste shkurt xhaxhanë Ilia Karelin apo i njohur si Kudret Kume. Edhe Ilia në krahun e tij kishte bërë në tatuazh emrin e të nipit.

44 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok