Negociatat BE-Serbi, nisin me Kosovën

51

Komisioni EuropianShefja e ekipit serb për negociata me BE-në Tanja Mishçeviq, ka deklaruar për “ Politika” se do të përpiqet që sa më parë të hapen kapitujt negociues me BE-në dhe pret që kapitulli i parë të jetë kapitulli 35. Ajo ka thënë se pret të hapet kapitull 35 në të cilin gjenden çështje të normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës. Risi në këtë kapitull është se krahas përfaqësuesve të Komisionit Evropian, marrin pjesë edhe përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm Evropian të cilët janë të përfshirë në dialogun Beograd- Prishtinë.

Mishçeviq ka njoftuar se në shqyrtimin e 22 janarit do të prezantohen elementet që konsiderohen se duhet punuar më tej në zbatimin Marrëveshjes së Brukselit. Aty, sipas saj, janë çështja e vazhdimit të negociatave për jurisprudencë si dhe paraqitja e analizës ç’është bërë dhe ç’duhet të bëhet.

Ekipi serb do të paraqesë cilat çështje i konsideron elemente të normalizimit të mëtejmë me Prishtinën, e në to do të përfshihen ato qe Mishçeviq i ka quajtur marrëveshje “Brukseli 2” dhe  “Brukseli 3”.

Në këto ka ide për çështje të funksionimit të Asociacionit serb të Komunave në Kosovë, çështja e trashëgimisë dhe çështje të zgjedhjeve të sivjetme parlamentare në Kosovë, ka thënë zyrtarja serbe. /kn