Publikuar Ne: 20 Janar 2014
955 shikime
AKTUALITET / KRONIKE | By albaniaplus

Në pranga Gjin Nika, dyshohet për vrasjen e dy biznesmenëve të kromit

policia mamurrasPolicia e Tiranës ka bërë të ditur se ka arrestuar personin, i cili dyshohet për vrasjen e dy biznesmenëve të kromit. Policia ka arrestuar Gjin Nikën nga Bulqiza,i  dyshuar për vrasjes së biznesmenit Hasan Talja para pak ditësh.

Burime nga policia bëjnë me dije se, Nika dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit të kromit Talja, por edhe të vrasjes së Qerim Markut, gjithashtu biznesmen në fushën e kromit. Ky i fundit u ekzekutua më 2 shtator të 2013-ës në qytetin e Bulqizës.

Hasan Talja u ekzekutua me tre plumba mbrëmjen e 17 janarit në pragun e shtëpisë së tij, në rrugën “Bajram Allaraj”, në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë. 42-vjeçari po kthehej në banesën e tij dhe në momentin kur po hapte derën është qëlluar me armë zjarri.

Edhe pse ai u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë. Një nga pistat kryesore të policisë është aktiviteti në fushën e kromit të viktimës, pasi Hasan Talja zotëronte një galeri kromi prej 8 vitesh në Bulqizë, në zonën D.

Sipas policisë, biznesmeni ka patur edhe disa konflikte në qytetin e Bulqizës pikërisht për kromin. Ndërsa edhe vëllai i viktimës, sipas policisë është arrestuar 2 vjet më parë, edhe ai për konflikte mbi galeritë e kromit, ku në mjetin e tij u gjetën 300 kg lëndë eksplozivë.

956 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok