Ndërron jetë Doktor Flori

149

doktor floriFloran Kondi, i njohur për mbarë publikun shqiptar si Doktor Flori është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme. Te afërmit e tij bëjnë të ditur  se këngëtari i njohur i muzikës shqiptare ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe ka ndërruar jetë vetëm pak çaste pasi ka mbërritur në spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Doktor Flori u nda nga jeta në një moshë të re, ndërsa ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të vogël, i cili kishte vetëm disa javë që kishte lindur.

Doktor Flori është krijues i grupit muzikor mjaft të njohur dhe të pëlqyer nga të rinjtë “West Side Family”.