Drejtues të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë të pranishëm në këtë veprimtari, vlerësuan këtë nderim të punës dhe veprës së gazetarëve dhe u bënë pjesë e vlerësimit me çertifikata të shumë prej reporterëve që me sakrifica dhe përkushtim pasqyruan dhe raportuan në ato ditë tragjike.
Kryetari i Qarkut, Ibsen Elezi ndau çertifikatat duke shtuar se ai kontribut është një histori krenuese për mediat dhe gazetarët e Kukësit.
Ndërsa kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa shtoi se një vlerësim dhe kujtesë e tillë na bën me dije një nga faqet më të shkëlqyera të kontributit mediatik të gazetarëve dhe mediave të qytetit të Kukësit.