Naço: Të shkarkohet Gjin Gjoni

65

Nasip-NacoMinistri i Drejtësisë Nasip Naço ka depozituar kërkesën pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për masën disiplinore të shkarkimit nga detyra, të gjyqtarit Gjin Gjoni, i akuzuar për fshehje të pasurisë në vlerën e rreth 2 milionë eurove. Sipas Naços refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, janë shkelje shumë të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit dhe i propozon KLD-së, duke kërkuar shkarkimin e tij, citon “shqiptarja.com”.

Ndërkaq po sot Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur për rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për pezullim të gjyqtarit Gjoni. Në këtë mënyrë gjykata e Apelit Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit duke mos e pezulluar Gjonin, dhe duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e Prokurorisë.

NAÇO KERKON SHKARKIMIN E GJIN GJONIT 

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka depozituar kërkesën pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për masën disiplinore të shkarkimit nga detyra, të gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili veç postit të gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Tiranë është edhe anëtar i KLD-së.

Kërkesa vjen pas kallëzimit penal të kryer nga Inspektoriati I Lartë I Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për fshehje të pasurisë së tij dhe bashkëshortes, falsifikime, deklarime dhe kontrata të rreme me vlerë 1 842 796 euro, 53 270 000 lekë të reja dhe 180 mijë $.

Sipas argumentimit të Ministrit Naço refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, janë shkelje shumë të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit dhe i propozon KLD-së, që gjyqtari Gjin Gjoni t’i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore me masën “Shkarkim nga detyra”.

KLD në mbledhjen më të shpejtë duhet të shprehet nëse do e fusë në rendin e ditës kërkesën e Ministrit dhe të shqyrtojë masën e shkarkimit nga detyra për Gjonin.

Kjo është hera e dytë brenda pak javëve që kërkohet shkarkimi i gjyqtarit Gjoni. Pak javë më parë gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën për pezullimin e gjyqtarit nga detyra, e kërkuar nga prokuroria si masë paraprake për hetimin e kallëzimit të ILDKPKI.

 

Më herët Ministri Naço ka urdhëruar gjithashtu nisjen e menjëhershme të procedurave për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Miranda Çekrezi që dha vendimin, pasi sipas argumentimit të ministrit ajo kishte konflikt të hapur interesi. Kjo për shkak se në cilësinë e gjyqtarit të Apelit, Gjoni, i kishte rrëzuar Çekrezit një masë disiplinore.

DURRES, APELI ‘RREZON’ PROKURORINE PER PEZULLIMIN E GJONIT

Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e anëtarit të KLD-së Gjin Gjoni, i akuzuar për fshehje të pasurisë në vlerë 2 milionë euro. Në këtë mënyrë gjykata e Apelit Durrës ka lënë në fuqi në këtë mënyrë vendimin e Gjykatës së Elbasanit duke mos e pezulluar Gjonin, dhe duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e Prokurorisë.

Pak ditë më parë Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar kështu pezullimin e amnëtarit të KLD-së. Gjyqtari Gjin Gjoni akuzohet nga ILDKP për fshehje të pasurisë në vlerën e rreth 2 milionë eurove. Sipas Gjonit akuzat janë të pabaza pasi pasuria e tij ka ardhur si pasojë e të ardhurave nga puna e bashkëshortes së tij.