Publikuar Ne: 9 Prill 2014
67 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Naço: Reduktoni zvarritjet e proceseve

Nasip-NacoZvarritja e proceseve gjyqësore është kthyer në një problem shqetësues, duke bërë që qytetarët të mos kenë besim ke sistemi drejtësisë. Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili gjatë prezantimit të projektit “Për një drejtësi pa vonesa”, ka kërkuar nga gjyqtarët që të reduktojnë në minimum zvarritjet e proceseve gjyqësore.

“Dua të sjellë në vëmendjen tuaj shqetësimin e një qytetari, i cili prej vitesh mbahet peng i zvarritjes së pajustifikuar nga ana e gjykatës, i dekurajuar në maksimum nga neglizhenca  e treguar në gjykim qytetari thekson se, do të ishte më mirë që të kërkonte pushimin e çështjes dhe hapjen e një padie të re sesa të përballej me zvarritjet e pajustifikuara të çështjes.

Këto shembuj jo vetëm që ndikojnë në perceptim negativ të qytetarëve, në uljen e besimit të tyre tek sistemi i drejtësisë, por edhe në mohimin e të drejtës së palëve për një proces të rregullt gjyqësor. Jo pak raste seanca gjyqësore shtyhen edhe për mospjesëmarrje të palëve në proces apo edhe për mungesë korrektësie të palëve në paraqitjen e provave.

Institucionet shtetërore të marrin masa për të zbatuar urdhrat dhe vendimet e gjykatave gjatë seancave gjyqësore.  E drejta e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm është një prej të drejtave themelore të njeriut.  Kohëzgjatja dhe cilësia e gjykimit janë dy faktorë që ndikojnë në besimin e njerëzve te sistemi i drejtësisë”, tha Naço.

Gjithashtu Naço paralajmëroi se çdo tejzgjatje të proceseve gjyqësore do të jetë objekt verifikimi dhe kontrolli. Projekti “Për një drejtësi pa vonesa”, do të zbatohet në gjykatën e Krujës. Projekti është ideuar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe projekti JUST i USAID-it, i cili ka për qëllim uljen e numrit të seancave gjyqësore në çështjet civile dhe penale, dhe bërjen e tyre më produktive.

Ndërsa, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig tha se, projekti synon të rrisë efiçencën e gjykatave, dhe sipas tij, rezultatet e para që vijnë nga gjykata e vogël e Krujës, janë vërtetë shumë shpresëdhënëse.

“U jemi veçanërisht mirënjohës gjykatëseve. Ata morën në dorë menjëherë projektin dhe sollën një qasje të re, një drejtësi pa vonesa. Gjykata e Krujës po jep një shembull të madh në vend. Për projektin dua të them një fjalë të urtë, ‘nëse do që të shkosh larg, shko me shokë’.

Ne nuk po përpiqemi të ndryshojmë praktikën e gjykatës në një ditë, por duam një ndryshim që ti qëndrojë kohës. Ndaj jemi mbledhur këtu sot, dhe mesazhi kryesor është që angazhimi juaj  ndaj kësaj qasje të re është i një rëndësie thelbësore për të bërë çdo seancë gjyqësore kuptimplotë ndaj nevojitet kontributi i çdo pjesëmarrësi në gjyq. Të gjithë duhet të ndërmarrim për ta bërë këtë realitet”.

68 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok