Publikuar Ne: 7 Maj 2014
85 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Naço, KLD-së: Të shkarkohen gjyqtarët Dhima dhe Çela

Nasip-NacoMinistri i Drejtësisë, Nasip Naço ka propozuar sot, nëpërmjet një shkrese zyrtare shkarkim nga detyrë për gjyqtarët Ken Dhima dhe Klorinda Çela, pasi në deklaratat e tyre rezultojnë se kanë fshehur pasurinë.

Sipas burimeve në Ministrin e Drejtësisë mësohet se kjo kërkesë e Ministrit Naço është realizuar në mbështetje të nenit 34, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 31, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

Ministri i Drejtësisë në shkresën e tij, i kërkon KLD-së për shqyrtim kërkesën për procedimin disiplinor të gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima, dhe gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Klorinda Çela pasi sipas hetimeve të realizuara është arritur në përfundim të gjyqtarët e sipërcituar kanë realizuar deklarim të rremë të transaksioneve, duke fshehur pasurinë.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave me shkresën datë 24.03.2014 drejtuar Ministrit të Drejtësisë, vërente se pas kontrollit të plotë të deklarimeve të interesave private të subjektit Ken Dhima dhe Klorinda Çela ishin konstatuar parregullsi.

Në përfundim të kontrollit dhe hetimit administrativ të deklaratave të interesave private të subjekteve Ken Dhima dhe Klorinda Çela, bazuar në rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera mbi deklarimet e tyre të interesave private nga viti 2004 deri më 2011, administrimit të provave dhe deklarimeve të bëra nga subjektet në proces-verbalin e pyetjes, është arritur në përfundimin se subjektet kanë bërë deklarim të rremë, kanë fshehur pasurinë, nuk kanë deklaruar likuiditetet dhe transaksionet bankare, interesat e tyre private dhe burimet e krijimit të tyre.

Nga ana e strukturave përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë, pas analizës së pretendimeve të parashtruara në observacionin e gjyqtarëve, në raport me parregullsitë e konstatuara nga ILDKPKI në deklarimin e interesave privatë të tij, vlerësohet se pretendimet e parashtruara nga gjyqtarët Ken Dhima dhe Klorinda Çela nuk qëndrojnë.

Sa më sipër, konkludohet se, veprimet e kryera nga gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima dhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Klorinda Çela janë shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga ligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Përfundimisht, nga vlerësimi fakteve Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, i propozon KLD-së, që gjyqtarët Ken Dhima dhe Klorinda Çela t’i nënshtrohen përgjegjësisë disiplinore me masën “Shkarkim nga detyra”.

86 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok