Publikuar Ne: 4 Mars 2016
472 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Mogherini në Tiranë: Kusht reforma në drejtësi

mogheriniShefja e lartë e politikës se jashtme te Bashkimit Europian Federika Mogherini, kishte mesazhe të rëndësishme për politikën shqiptare në vizitën e saj në Tiranë. Reforma ne drejtesi sipas numrit dy të KE mbetet rruga drejt rekomandimit për çeljen e negociatave mesazhe që ajo i përcolli si në kuvend edhe në krah të kryeministrit Rama.
Mogherini përcolli një mesazh të drejtëpërdrejtë dhe të fortë për politikën, kur u kërkoi të clirohen nga e shkuara dhe ta cojnë vendin në Bashkimin Europian. Në krah të shefes së politikës së jashtme ku premtoi reformën në drejtësi shefi i qeverisë shqiptare përsëriti të njëjtin qëndrim për emigrantët, se shqipëria as nuk do ti mbyllë kufijtë por as nuk do të ngrejë mure por do jetë pjesë e një plani të përbashkët të BE. Rama nuk ka la pa i adresuar ironi Bashkimit Europian ndërsa ka marë vlerësimin maksimal nga zonja Mogherini për rolin e shkëlqyer që Shqipëria po luan në Rajon
Tirane- Edhe pse vizita e saj u lidh me krizen e refugjateve, shefja e poltikës së jashtme në Bashkimin Europian, Frederica Mogherini, në konferencën me kryeministrin Edi Rama, nuk foli për këtë çështje.
Në vizitën zyrtare disa orëshe në Tiranë, Zyrtarja e Lartë e Bashkimit Europian, vlerësoi reformat e ndërmarra nga vendi jonë, ndërsa kërkoi nga politika miratimin pa vonesa të reformës në drejtësi, si çelësi kyç për hapjen e negociatave.

473 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok