Ministrja Lindita Nikolla takim me Ministrin e Arsimit te Malit te Zi

71

GMinistriajatë Ministerialit të arsimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla zhvilloi një takim me Ministrin e Arsimit të Malit të Zi, Predrag Boskovic.

Nga ana e saj, Ministrja Nikolla e njohu Ministrin e Malit të Zi me reformat që qeveria ka ndërmarrë në fushën e arsimit e sidomos mbi zhvillimet në arsimin e lartë. Ndër të tjera, Ministrja e informoi Z. Boskovic për Ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, si dhe për procesin e akreditimit që agjencia britanike po zhvillon në të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në vend.

Gjatë takimit, Ministri i Arsimit të Malit të Zi e bëri me dije Ministren Nikolla për zhvillimet e arsimit të lartë në vendin e tij, ku një fokus po i kushtohet lidhjes mes studentëve dhe biznesit për praktikat profesionale.

Ministrja Nikolla, duke u interesuar në lidhje me shkollimin e minoritetit shqiptar në Mal të Zi, kërkoi nga Z. Boskovic mbështetje për mundësimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme për shkollimin e fëmijëve shqiptar në vendin fqinj.

Ministri malazez tha se vitin e ri shkollor, nxënësit e minoritetit shqiptar atje do të zhvillojnë mësim me librin e ri të Abetares. Gjithashtu, Z.Boskovic e bëri me dije Ministren Nikolla, se ka iniciativa për nxitjen e studentëve që të studiojnë gjuhën shqipe në Fakultetin e Edukimit, duke shtuar kështu numrin e mësuesve të gjuhës shqipe për minoritetin.

Takimi me Ministrin e Arsimit të Malit të Zi, Predrag Boskovic u realizua në kuadër të takimeve bilaterale gjatë Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim (WB PET), që këtë vit u mbaj në Vlorë.