Publikuar Ne: 2 Mars 2014
45 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

Meta letër Turchynov: Shqipëria mbështet integritetin e Ukrainës

ilir metaKryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër Kryetarit të Parlamentit dhe Presidentit në detyrë të Ukrainës, Oleksandr Turchynov përmes së cilës e uron atë me rastin e zgjedhjes në krye të Parlamentit dhe e siguron atë për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë gjatë kësaj periudhe të vështirë për vendin mik të Ukrainës. “Duke ju uruar për zgjedhjen tuaj në krye të Parlamentit të Ukrainës si dhe për marrjen e funksioneve presidenciale gjatë kësaj periudhe tranzicioni të vështirë në Ukrainë, dua t’Ju shpreh në emër të Kuvendit të Shqipërisë, solidaritetin tonë të plotë dhe mbështetjen e pakursyer në ndërmarrjen tuaj historike përballë sfidave të mëdha që kërcënojnë sot Ukrainën”, shprehet Meta.

Ai thekson se Shqipëria ka ndjekur me shqetësim të madh përshkallëzimin e tensioneve, humbjen dhe plagosjen e qindra qytetarëve të vendit tuaj, destabilizimin politik dhe së fundmi kërcënimin që po i bëhet integritetit territorial të Ukrainës nga situata e pasigurt krijuar në rajonin e Krimesë.

Meta deklaron se “Kuvendi i Shqipërisë mbështet plotësisht përpjekjet Tuaja në këtë moment përgjegjësie historike, në shërbim të stabilizimit të situatës politike, ruajtjes së integritetit territorial të të gjithë Ukrainës dhe mbrojtjes të të gjithë qytetarëve të vendit tuaj. Njëkohësisht shpresojmë në angazhimin e të gjitha palëve për stabilizimin e vendit përmes dialogut konstruktiv e paqësor, sipas ligjeve të Ukrainës në fuqi dhe në respekt të akteve dhe detyrimeve ndërkombëtare e bilaterale”.

. Në letrën dërguar homologut të tij ukrainas, Meta e përgëzon “për reagimin Tuaj të përmbajtur e të përgjegjshëm dhe t’Ju konfirmoj se cënimi i sovranitetit dhe unitetit të Ukrainës për Shqipërinë është i papranueshëm. Shqipëria i çmon marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore me Ukrainën, dhe si një vend mik do të jetë kontributor aktiv, së bashku me aleatët e saj përmes aksionit të përbashkët ndërkombëtar në funksion të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në vendin tuaj dhe në rajonin që ju rrethon”.

”Kuvendi i Shqipërisë inkurajon qetësimin e menjëhershëm të situatës së tensionuar dhe mbështet punën Tuaj në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve të përgjithshme demokratike, të cilat do të legjitimojnë zgjidhjet politike që burojnë nga vota e lirë e popullit ukrainas”, përfundon Meta.

46 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok