Publikuar Ne: 3 Prill 2014
33 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

“Medikament III”, arreston kontrabandistin e ilaçeve

Në kuadër të operacionit të koduar, “Medikament III”, Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes përgjegjësin kryesor, i cili akuzohet për kontrabandim ilaçesh.

Nga informacionet e dhëna në mënyrë paraprake dyshohet se, shtetasi Jeton Bode, i lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë tregtonte në farmacinë e tij medikamente mjekësore pa pullë fiskale të Ministrisë së Financave, dhe medikamente me përdorim spitalor.

Mësohet se, gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e shtetasit, është gjetur një sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekësore pa pullën fiskale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sërë medikamentesh në sasinë prej 608 kuti.

28-vjeçari akuzohet për veprat penale, “tregtim dhe transport i mallrave kontrabandë” dhe “ruajtjes e depozitimit të mallrave kontrabandë”.

Tashmë, dosja e këtij shtetasi të akuzuar për kundravajtje penale me qëllim kontrabandimin e medikamenteve mjekësore pa pullë fiskale, është dërguar në organin e akuzës për hetim të plotë e të detajuar.

Ndërkohë, po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka ose jo persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

arrestim

34 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok