Publikuar Ne: 12 Mars 2014
45 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

‘Mbyllen’ varrezat e Sharrës dhe Tufinës

varrezat e sharresDisa muaj më parë bashkia e Tiranës deklaroi mbylljen e varrezave të Sharrës, pasi nuk kishte më vende për varrosjen e personave të tjerë. I vetmi vend për t’u prehur trupat e të vdekurve në Tiranë, pati mbetur Tufina. Por sot bashkia e kryeqytetit, me anë të një njoftimi zyrtar, deklaroi se edhe në Tufinë nuk ka më vende.

“Ndërmarrja e Shërbimit Funeral ka njoftuar zyrtarisht ezaurimin e të gjitha hapësirave edhe në varrezën e Tufinës, pasi në atë të Sharrës janë ezaurur prej kohësh”, -thuhet në njoftimin për shtyp që bashkia e Tiranës u ka dërguar mediave. Përveç vuajtjes që kalojnë njerëzit kur i vdes një i afërm, tashmë qytetarët e Tiranës duhet të vuajnë edhe faktin se nuk kanë ku ta varrosin njeriun e tyre.

Në këto kushte, teksa gjendja duke alarmante, bashkia e Tiranës akuzon qeverinë se nuk e ka marrë në konsideratë këtë shqetësim, duke mos i hapur rrugë shpronësimit të tokës për interesin publik, si dhe i bën thirrje që të ndërhyjë sa më parë për të zgjedhur këtë problem.

“Prej muajsh, shqetësimi i është përcjellë qeverisë shqiptare, e cila vazhdon të mos e marrë në konsideratë këtë shqetësim të qytetarëve të Tiranës. Mungesa e vendimit të qeverisë që i hap rrugën shpronësimit për interes publik bën të pamundur vazhdimin e kryerjes së ceremonive mortore në të dy varrezat publike të Tiranës në Sharrë dhe Tufinë. Duke shprehur keqardhjen për situatën e krijuar, i kërkojmë qeverisë të ndërhyjë sa më parë në zgjidhjen e kësaj problematike të krijuar nga bllokimi i saj”, -thuhet më tej në njoftim.

 

46 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok