Publikuar Ne: 19 Janar 2014
40 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

MB përgënjeshtron PD-në për ngjarjen e Mamurrasit

tahiriPas akuzave të Partisë Demokratike për një plagosje që ka ndodhur në ambjentet e policisë së Mamurrasit ka reaguar edhe Ministria e Brendshme.

Ndërsa ka përgënjeshtruar deklaratat e PD-së për këtë ngjarje, MB-ja duke theksuar se me transparencë po i paraqet publikut të gjitha shifrat e kriminalitetit.

Deklarata e plotë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e detyruar të përgënjeshtrojë përsëri deklaratat e subjektit PD, sipas të cilit një plagosje me armë ka ndodhur në mjediset e Postës së Policisë Mamurras më datë 17 janar.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit ripërsërit angazhimin dhe përkushtimin për të bërë transparencë, lidhur me punën e saj, shifrat e kriminalitetit dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Edhe këtë rast ngjarja nuk është fshehur dhe për më tepër nuk ka ndodhur në ambientet e Postës së Policisë në Mamuras.

Konkretisht nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, që më datë 17 janar është dhënë njoftimi përkatës, i cili i është përcjellë përfaqësuesve të medias.

Lidhur me këtë ngjarje, më datë 17 janar, Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë ka informuar se:

Më datën 17.01.2014, rreth orës 01:00, u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Elson Bukurosh Kalaveri, 27 vjeç, banues në Thumanë-Krujë,

Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi më datën 17.01.2014, rreth ores 00.45, në qytetin e Mamurrasit, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin G. K., vjeç 36 banues në Thumanë Krujë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak Tiranë.

Falë ndërhyrjes shumë të shpejtë nga ana e Patrullës së Policisë Mamurras, menjëherë mbas ndodhjes së ngjarjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit, së bashku me armën e krimit e llojit Pistolet HS, me nje krëhër me katër fishek të kalibrit 9 mm. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhoj, kalibrit 9 mm.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqesorë Kurbin, për veprën penale të “Vrasjes me dashje “ e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtjes  pa leje të armëve dhe municioneve” parashikuar nga nenet 76-22, dhe 278/2 të Kodit Penal.

 

41 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok