Publikuar Ne: 2 Janar 2014
31 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

MB: Hedhja në erë e shtyllës së tensionit të lartë, akt terrorist

eksploziv shtylles tensionitNjë shtyllë e tensionit të lartë e linjës së interkonjeksionit Tiranë- Podgoricë është hedhur në erë me eksploziv në Kurbin. Policia e ka cilësuar aktin si tërrorist.

“Në datë 31.12.2013, rreth orës 18:00 në vendin e quajtur Nderlalaj, në  Milot, rrethi Kurbin, është dëmtuar me eksploziv shtylla e linjes së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. Nga shpërthimi me lëndë eksplozive është këputur njëra këmbë e shtyllës në lartesinë 10 metra nga toka. Ndërkohë në këmbën tjetër të kësaje shtylle, në lartësi 10 metra nga toka është gjetur një sasi prej 16 kallëpe tritoli me peshë prej 6.4 kilogramë, në të cilën ishte vendosur një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thekson se ka mbërritur mënjeherë në vendin e ngjarjes duke bërë ç’aktivizimin e eksplozivit të pashpërthyer.

Në njërën nga këmbët e shtyllës policia shpjegon se ka gjetur dy kartona, njëri me mbishkrimin NAFTA dhe tjetri me mbishkrimin  TAKSAT, të cilat ishin të ngjitura me ngjjitese natriban në shtyllë.  Shtylla objekt sulmi ndodhet në një faqe mali në afërsi të rrugës së vjetër Milot-Burrel pranë urës me harqe. Sipas policisë ky është akti i parë terrorist në Shqipëri, që shoqërohet me mesazhe të qarta të lëna në vendngjarje nga autorët e vetë akti. Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e dinamikës së këtij akti terrorist si dhe identifikimin e kapjen e autorëve të saj.

32 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok