Publikuar Ne: 14 Shtator 2015
203 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Manjani: LSI mbështet procesin e dekriminalizimit

Ylli-ManjaniSekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani deklaroi të hënën se “LSI mbështet procesin e dekriminalizimit”.

“Po, duhet bërë ajo që quhet dekriminalizimi i parlamentit, sipas një kornize ligjore dhe jo politike, sepse deri sot kemi dëgjuar vetëm dekriminalizime politike dhe asgjë ligjore”, tha Manjani.

Sipas tij, komisioni i posaçëm i ngritur për këtë çështje, duke u ushqyer me vullnetin politik të të gjitha partive parlamentare, duhet që një orë e më parë të hartojë një legjislacion të bazuar në parimet themelore kushtetuese e jo vetëm, dhe duke u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë pa të ciët nuk mund të bëjmë dot këtë proces.

Manjani iu përgjigj edhe akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kishte shkruar në “Facebook” se “Thesari i Shtetit është shndërruar në thesarin e partisë”. Sipas Berishës, Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit përdorin Thesarin e Shtetit për të financuar LSI-në dhe kanë kaluar pagesat në llogari të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Berisha është një plak në pension dhe ka nge të merret me Facebook-un. Ne nuk kemi kohë për Berishën, por një përgjigje po e jap: pagesa me thesar është më transparentja e mundshme. Nga paga e zyrtarit politik, me lejen e tij, thesari bën ndalesën përkatëse. Është zgjedhur mënyra me thesar për të qenë më transparentë. Thesari është publik dhe nuk kemi gjë për të fshehur”, u përgjigj Manjani.

Duke folur më pas për nisjen e vitit të ri shkollor, Manjani tha se shkolla është rruga e vetme për të luftuar injorancën. Arsimi profesional do të mbyllë debatin e azilkërkuesve, vijoi ai, pasi nëse je profesionist, mund të punosh kudo. “Jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë, sidomos në ditët e para. Ka vështirësi me infrastrukturën dhe bazën materiale”, u shpreh Manjani“

204 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok