Lorik Cana: Nuk i kemi humbur shpresat

59

Lorik_Cana_-640x356Kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana nuk i ka humbur shpresat për një kualifikim të mundshëm të Shqipërisë në raundin e dytë të Euro 2016.
Cana tha se lojtarët do të japin gjithçka në fushë ndaj Rumanisë të dielën për të marrë fitoren e parë historike.
“Akoma kemi gjasa për të kaluar më tej. Me Rumaninë na duhet vetëm fitorja, nëse kemi pak fat edhe me vendin e tretë do të kualifikohemi”, deklaroi Cana për Top Channel.
32-vjeçari shpreson që kuqezinjtë të jenë në mesin e 4 skuadrave më të mira të vendit të tretë nëpër grupe në mënyrë që rrugëtimi i tyre të mos mbyllet të dielën.