Publikuar Ne: 6 Janar 2014
37 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Llalla, prokurorëve: Të jemi efikas, opinioni publik ka pritshmëri të lartë

largea_adriatik-llalla1354533576Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në analizën vjetore të prokurorisë për vitin 2013 ka deklaruar se, opinioni publik ka një pritshmëri të lartë për punën e prokurorisë, çka duhet të angazhojë prokurorinë në zgjidhje efikase të detyrave të tyre. Llalla ka shprehur gjithashtu nevojën për specialistë të kibernetikës, sepse së shpejti do të ndërtohet edhe një strukturë e posaçme në lidhje me këto vepra penale.

“Opinioni publik ka një pritshmëri të lartë për punën e prokurorisë dhe për këtë arsye Prokuroria e Përgjithshme duhet t’u japë zgjidhje sa më të shpejtë çdo ankese apo shqetësimi të qytetarëve për punën e prokurorëve. Drejtoria e Hetimit të angazhohet maksimalisht në përmbylljen e hetimeve të çështjeve të nisura gjatë vitit 2013, duke vënë theksin, “sidomos tek ato çështje që kanë një impakt në opinionin publik. Drejtoria Gjyqësore, e cila përfaqëson akuzën në emër të shtetit në shkallën më të lartë të gjyqësorit, ka si detyrë prioritare gjatë vitit 2014, krahas të tjerave, angazhimin për bindjen e Gjykatës së Lartë në nxjerrjen e vendimeve unifikuese, të cilat do të standartizojnë praktikën për trajtimin e njëjtë të rasteve të ngjashme.

Vlerësohet shumë e nevojshme afrimi pranë organit të prokurorisë të personave që kanë njohuri të posaçme në fushën kibernetike për të zhvilluar hetime të plota dhe komplekse lidhur me ndërhyrjet në sistemet e bankave dhe të institucioneve publike. Për këtë arsye, shumë shpejt pranë Prokurorisë së Përgjithshme do të ndërtohet një strukturë e posaçme lidhur me këto vepra penale.  Konstatohet se është e nevojshme që ekspertë autoteknikë, kontabël, etj., të jenë pjesë e institucionit të prokurorisë. Kjo lëvizje pritet të japë rezultate më të shpejta dhe më pozitive në hetimin e rasteve që kanë nevojë për cilësi të lartë profesionale”, u shpreh Llalla.

 

38 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok