Publikuar Ne: 7 Gusht 2015
124 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / OPINION | By albaniaplus

Ku po pushojnë humbësit?

ilva-tareIlva Tare
Falë edhe temperaturave të larta nuk është ndonjë cudi që në media të shohësh deklarata dhe thënie nga më të cuditshmët, për të cilat është e vështirë të gjesh përgjigje. Ka edhe lajme që në pamje të parë duken zbavitëse por në thelb tregojnë qartësisht sa e turbullt fizikisht dhe moralisht është shoqëria shqiptare. Në javët që pasuan zgjedhjet e 21 Qershorit, pamë dhe dëgjuam sulmin mediatik ndaj dy zonjave që pasi kishin punuar deri në tre të natës iu ishte dashur të flinin jashtë në pritje të makinës për të ardhur në Tiranë.
Dhe ky ishte lajm i parë në formë fletërrufeje, i shoqëruar edhe me nuanca politike të së famshmes përplasje Presidencë-Qeveri.
Pamë se si në Kosovë u debatua dhe miratua Gjykata speciale në tentativën e dytë pas një seance parlamentare ku përplasjet ndodhën me argumenta, deputetët folën nga vendi qetësisht dhe kuptuam sërish se e enjtja e Kuvendit të Tiranës është turp ballkanik che jo vetëm. Kemi parë që Kryetari Kuvendit nuk mban përgjegjësi për atë që nuk duhet ta lejonte të ndodhë në seancat parlamentare, sikundër pamë që së fundmi ai i është kthyer profesionit të ekonomistit duke kundërhstuar politkën fiskale të Ramës.
Pamë edhe histori me kalë, mace, pushues të zemëruar, fatura të kripura jo me ujë deti por cmime të shtrenjta të publikuara në rrjete sociale. Pamë revoltën e të ashtëquajturve turistë që u duhet të përballojnëv vapën pa ujë e drita në fshatra turistikë. Pamë fituesin e Tiranës të hipte në linjat urbane dhe të kritikohej për fallcitet nga dyshuesit e një veprimi të tillë. Pamë bojkotin e radhës të reformës për drejtësi, që ka mbetur peng i konsensusit dhe vullnetit që me sa duket pavarësisht investimit të ndërkombëtarëve, nuk ekziston. Në këto pak javë pothuajse i kemi parë të gjitha.
Të vetmit që nuk kemi parë janë humbësit e bujshëm të zgjedhjeve vendore. Ata u zhdukën të nesermën e zgjedhjeve nga ekranet si me magji. I gjithë angazhimi i tyre dhe premtimet për qytetet përkatëse edhe pse rezultoi humbës, u tret po me atë shpejtësi me të cilën ata u emëruan. Fakti që nuk fituan në një proces zgjedhor nuk do të thotë që ata duhet të përjashtohen nga jeta publike. Sikundër nuk do të thotë se edhe duhen promovuar në strukturat partiake pa një proces të ndershem dhe dëmokratik, edhe pse një kërkesë e tillë është luks për partitë politikë shqiptare. Ato gjithnjë e më shumë kanë marrë formën e bunkerëve të komunizmit, me kurrizin e ngurtë dhe barkun e tejmbushur me të zgjedhurit e liderit të partisë.
Disa prej tyre kanë premtuar beteja të reja edhe më të rëndësishme dhe me gjasë po shfrytëzojnë muajt e verës për t’u karikuar me energji, edhe pse nuk kanë pse të merakosen sepse në fund nuk do të jenë aftësitë dhe kapaciteti i tyre që do t’u sigurojë karrierën në jetën publike dhe në parti. Deri më sot është provuar që fituesit dhe humbësit përzgjidhen nga duart e padukshme që përpunojnë opinionin publik në emër të kryetarëve të mëdhenj të partive fatkeqësisht ende jo aq të vogla sa meritojnë të jenë elektoralikisht.
Publiku i suplementeve rozë do të siguronte shitje të mira dhe klikime të kënaqshme nëse ua shihte fytyrën humbësve gjatë pushimeve. Si e kanë jetën pas një beteje të humbur? Ku pushojnë? Sa shpenzojnë? Sa fituan në fushatë? Cfarë humbën? Sepse në Shqipëri kemi një tjetër traditë unike. Disa humbës përzgjidhen për të fituar në mos gjatë fushatës, me siguri pas saj. Format e shpërblimit janë nga më të ndryshmet. Me siguri në Shtator do t’i shohim të materializuara disa shpërblime të humbësve. Në analizën finale do të thuhet se ata nuk humbën, por partia fitoi me humbjen e tyre pasi do të riorganizohet më mirë. Mund edhe të dëgjoni që një kandidat potencial të lavdërojë tjetrin duke pranuar që nuk ishte aq i zoti sa i përzgjedhuri, por këtë merreni si lajthitje momenti.
JAVA.AL

125 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok