Kryemadhi: Jo shërbim me dy standarde, sjell diskriminim për qytetarët

50

Gjatë diskutimeve në parlament lidhur me projektligjin “Për transportet rrugore”, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi sygjeroi që “masa e subvencionit për kategoritë që udhëtojnë falas sipas ligjit, t’u jepet drejtpërdrejtë përfituesve”.

Duke vënë në dukje se vetëm në Tiranë ushtrojnë funksion 7 kompani, të cilat të marra së bashku zotërojnë 178 autobuzë dhe kanë të punësuar rreth 1000 punonjës, Kryemadhi tha se kompanitë kanë një inpakt të konsiderueshëm edhe në buxhetin e shtetit , ku mesatarisht derdhin çdo muaj rreth 7-8 milion lekë të reja TVSH, 10-12 milion lekë të reja kontribute për sigurime shoqërore dheshëndetsore, 1 milion lekë të reja tatim mbi fitimin dhe shumë detyrime të tjera në perfitim të buxhetit të shtetit.

Sipas saj, burimi kryesor i këtyre të ardhurave realizohet nëpërmjet tarifave që paguajnë udhëtarët për këtë shërbim.Ndërsa vlerësoi faktin se në kryeqytet është rritur cilësia e udhëtimit me mjete të reja të standartit Europian, duke i ofruar qytetarëve kushte udhëtimi komode dhe të sigurta, deputetja e LSI-së, sygjeroi që mjete të reja të sigurta me standart të lartë komoditeti të mundësohen edhe në Bashki të tjera të vendit, por edhe për linjat ndërqytetase.

“Ky shërbim nuk duhet të organizohet me dy standarde, sepse kjo pabarazi shërbimesh sjell diskriminim për qytetarët por edhe mbi shoqëritë që ushtrojnë këtë aktivititet, sepse për të njëjtin shërbim, kompanitë që ushtrojnë aktivitet në kryeqytet, kanë kryer investime të larta dhe operojnë me kushte të njënjta si ato kompani të cilat nuk kanë kryer investime” , deklaroi Monika Kryemadhi.

Si anëtare e Komisionit të transportit, Kryemadhi bëri të ditur se “jemi ballafaquar me grupet e interesit të pranishëm në seancë.Ata paraqitën një situatë financiare problematike e cila ka ardhur si pasojë e nivelit të lartë të investimeve, informalitetit dhe rritjes së çmimit të naftës”.Deputetja e LSI-se, Monika Kryemadhi

Ajo shtoi se “nuk duhet të harrojmë se problematikat financiare të këtyre kompanive nuk dëmtojnë vetëm shoqëritë e transportit ato do të sjellin pasoja të drejtëpërdrejta si në punësim ashtu edhe në buxhet, prandaj shpresoj që me hartimin e këtij projektligji të mund të lehtësojmë sa më shumë situatën e kompanive të transportit”.

Kryemadhi nënvizoi faktin se ky projekt ligj është hapi i parë drejt lehtësimit të këtyre problematikave , bazuar në vlerësimin se e drejta për të kërkuar lehtësira është e lidhur ngushtësisht me detyriminin për realizimin e standartit . Ajo sqaroi se ky projektligj, lehtëson ndjeshëm procedurën e rritjes së tarifës së udhëtimit duke shtuar se “nëse më parë, për të realizuar një gjë të tillë bashkrendonin punën Bashkia, Ministria e Transportit, Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave. Me këtë projektligj, procedura e ndryshimit të tarifës së udhëtimit iniciohet nga Bashkia, dhe miratohet nga Këshilli Bashkiak”.

Kryemadhi shtoi se përcaktimi i masës së subvencionit për shtresat që përfitojnë udhëtim falas është një tjetër element pozitiv i këtij projektligji. “Prej një periudhe shumë të gjatë këto kompani nuk e kanë marrë masën e subvencionit për subjektet që udhëtojnë falas. Ky fakt ka ndikuar negativisht në financat e kompanisë. Në një shoqëri konsumi, duhet të ndërtohen marrdhënie të qarta: Cilido (privat) që ofron një shërbim paguhet nga përfituesi i shërbimit, nëse shteti do të privilegjojë ose të ndihmojë një kategori të caktuar udhëtarësh, qoftë edhe si detyrim ligjor, atëherë ai duhet t’ia kompensojë shpenzimet që ai kreu për të përfituar atë shërbim (urban) të cilin ligji ja njeh “falas””.

Deputetja-e-LSI-se-Monika-Kryemadhi.Deputetja e LSI-së përfundoi duke shtuar se kështu, eleminojmë informalitetin dhe sigurohemi që cdo qindarkë shkon dhe përdoret në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga përfituesi i subvencionit.

Eduard ShalsiNë mbrojtje të këtij projktligji, deputeti socialist Eduard Shalsi, ish-nënkryetarë i Bashkisë së Tiranës, iu drejtua opozitës duke theksuar se “ne ua lamë të gatshëm transportin rrugor, të transformuar tërësisht në 2011-ën, me korsi të veçanta e deri edhe me kondicionerë në autobuse, por ju nuk bëtë asgjë”.

“Më thuaj si vjen në pushtet, se si do qeverisësh, është e njëjta gjë. Mënyra sesi e morët bashkinë e Tiranës, tregoi sa të pamerituar e kishin atë. Ne sot, me këtë projektligj, po ndërmarrim hapin e parë duke i deleguar pushtetit vendor, të drejtën për të vendosur në transportin urban”, u shpreh Shalsi.