Publikuar Ne: 6 Maj 2014
352 shikime
BOTA / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Kore, humb jetën polumbari në kërkimet për tragetin

pulumbarNjë polumbar që merrte pjesë në kërkimet për trupat e viktimave në tragetin e mbytur në 16 prill në Korenë e Jugut, ka ndërruar jetë, duke e bërë edhe më tragjik bilancin e kësaj tragjedie. Sipas autoriteteve zyrtare koreano-jugore, 53 vjeçari, gjatë kërkimeve në fund të tragetit, ka humbur ndjenjat dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë në spital.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Yonhap, polumbari ishte një anëtar veteran në Marinën Koreano-jugore, i specializuar në inxhinierinë marine dhe punën e shpëtimit. Sipas kolegëve të tij, ai ka humbur ndjenjat në thellësinë e 25 metrave, vetëm 5 minuta pasi kishin nisur kërkimet mëngjesin e kësaj të marte.

Kryeministri i Koresë së Jugut, Chun Hong-on ka urdhëruar zyrtarët e qeverisë që të mbikëqyrin nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit si dhe të kontrollojnë kushtet shëndetësore të polumbarëve. Ndërkaq moti i keq dhe rrymat e shpejta kanë penguar punën e polumbarëve brenda ambjenteve të tragetit të zhytur ndërsa kërkimet janë përqëndruar në katin e tretë të tragetit, ku ndodhen dhoma të kyçura si dhe në ambjentet e restorantit.

Deri më tani zyrtarisht numri i viktimave nga tragjedia e 16 prillit ku anija me 476 pasagjerë në bord u mbyt, ka arritur në 262 ndërsa ende rezultojnë të zhdukur 40 persona.

353 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok