Kiev, dhjetëra të plagosur nga forcat policore

54

ukraike kievShumë manifestues janë plagosur natën e kaluar në Kiev gjatë një konfrontimi me policinë. Opozitarë ukrainas po protestonin kundër dënimit të tre nacionalistëve me 6 vite burg, pasi ato kërkonin të rrëzonin bustin e Leninit më 2011. Policët kanë filluar të godasin protestuesit kur ato filluan të hidhnin bojëra të ndryshme mbi makinat e tyre për t’i bllokuar. Në mes të plagosurve është edhe ish Ministri i Brendshëm, Iouri Lutsenko.

Pavarësisht dhunës së ushtruar policore, manifestuesit kanë qenë të vendosur në protestën e tyre dhe nuk janë zmbrapsur as nga dhuna policore.

Manifestuesit kanë që prej dy muajsh që protestojnë në sheshin e pavarësisë për të denoncuar vendimin e presidentit Ianoukovitch për t’i kthyer kurrizin Bashkimit Europian ndërkohë që ka nënshkruar marrëveshjen për përafrim me Rusinë.

Emrat e policëve të cilët kanë ushtruar dhunë në nëntorin e kaluar, nuk janë bërë të ditur për publikun, ndërkohë që protestuesit i bëjnë thirrje forcave policore të heqin maskat nga fytyra për të marrë përsipër përgjegjësitë, mbi aktet e dhunës që po kryejnë ndaj qytetarëve.