Publikuar Ne: 24 Korrik 2015
121 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

KE letër Nikollës, vlerëson ligjin për Arsimin e Lartë

Komisioni Europian/ foto Albaniaplus

Komisioni Europian/ foto Albaniaplus

Komisioni Europian përshëndet miratimin e ligjit për arsimin e lartë në Kuvend.

Drejtori i Përgjithshme për Arsimin dhe Kulturën në KE, Xavier Prats Monne ka uruar ministren e Arsimit, Lindita Nikolla për kalimin e ligjit duke i thënë se duhet të ndihet krenare për këtë gjë.

Në letrën drejtuar Nikollës, Monne thekson se tashmë sfidë mbetet implementimi i ligjit.

Mes debateve të shumta, ligji për arsimin e lartë kaloi në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës. Ndërkohë opozita ka paralajmëruar dergimin e tij ne Gjykaten Kushtetuese.

Mesazhi i Monne:

Ju keni drejtuar një proces tepër të gjatë, të vështirë dhe kompleks mbledhjesh faktesh e argumentesh, duke u konsultuar me të gjithë grupet e interesit dhe politikbërësit, ku dhe unë personalisht, kam qenë dëshmitar sesa shumë ju dhe Kryeministri Edi Rama keni investuar personalisht në këtë përpjekje të madhe. Ndaj duhet të jeni krenare për çka keni arritur.

Gjithashtu, e di se ky është vetëm fillimi, jo fundi. Që nga diskutimi ynë në Tiranë, tani që ligji i ri po shkon drejt implementimit, kjo mbetet sfida e radhës. Por unë nuk kam dyshime, se ju do të tregoni sërish që jeni të aftë për të mbajtur barrë mbi supe.

Ne do t’ju ndjekim nga afër në hapat tuaj të radhës, dhe, ndoshta e panevojshme për ta thënë, ne do të qëndrojmë në dispozicionin tuaj për bashkëpunime të mëtejshme.
Ju përcjellim përshëndetjet tona të përzemërta nga Bruksel

122 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok