Kamerat e fshehta të emisionit “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për t’u bërë invalid

43

ca thuEmisioni “Ca thu” në Agon Channel ka sjellë sot në mbrëmje pamje të një rasti korruptiv në Spitalin Rajonal të Durrësit. Pamjet e filmuara me kamera të fshehtë tregojnë mjekë që marrin ryshfet për të lëshuar vërtetime për të drejtën e marrjes së Kempit, për një qytetar, të cilit nuk i takon pasi është i aftë fizikisht. Më poshtë, disa pjesë nga filmimet që po transmetohen në ACH

unnamed22unnamed33

Mjeku – Ka ikur ai (mjeku i Tiranës) sot se erdhe vonë.

Pacienti – Po mirë nuk mund ti telefonosh të shkojmë ditë tjetër?

Mjeku – Mbas festave. Ai vetëm ditë të mërkure është.

Pacienti – Nuk e mbuloj dot për 1 milion e gjysëm sa më the.

Mjeku – Kjo punë zgjidhet ndryshe. Të paktën një 400-ëshe do e lere.

Mjeku – 100-ëshe ne, 100 këtu, 100 tek Tani, 100 tek unë. Cfarë të të them unë?

Pacienti – Po ti më the do 200 në Tiranë o burrë i dheut.

Mjeku – Do flas unë, do të ta ul.

Mjeku – Do vish të martën, do marr unë doktorin do t’i them ma mbaro këtë punë. 100-ështe tek doktori, pastaj do vish këtu të plotësojmë këtë.

Mjeku – Aty pastaj do (lek) e di ti është Keli, Tani, unë…

Mjeku – Ik dhe herë tjetër hajde me kështu… Unë kujtova se kupton ti.

Mjeku – Mos përmend emra në celular…

Pacienti – Bëj eko më tha ai dhe të plotësoj epikrizën.

Mjeku – Do shkojmë të bëjmë ekon atje, të jap nja dy filma unë. Si t’a gjejmë se duhen bërë keq, me mpiksje gjaku. Hajde, do shkojmë atje tek klinika ime.

Tek klinika e mjekut

Mjeku – Ty të është holluar me tepër këmba (e shëndoshë) se tjetra.

Mjeku i ben eko dhe i ploteson kartelën pacientit

Mjeku – Tani kjo mund të sajojë ndonnjë gjë aty. Nuk është reale, por i kam shkruar të paktën këtu. Është me spec një çikë kjo histori se janë dhe filmat e pastër që nxorra.

Mjeku – Duhen dhe analizat e yndyrnave pak të shpjegohen, të mpiksjes së gjakut se duhen bërë keq ato dhe të transkriptohen tek fletëdrejtimi për kemp. Do t’i sajoj unë.

Mjeku – E takove Kelin?

Pacienti – Po.

Mjeku – Në ç’formë e takove?

Pacienti – Sa ikëm bashkë vajtëm atje.

Mjeku – Tani ai do kafe.

Pacienti – Po po pa merak.

Pacienti – T’ia japim që tani?

Mjeku – Do një dyqindëshe, Keli. Do ia coj unë që sot se nesër është në kemp edhe 100 unë, 100 Tani.