Publikuar Ne: 1 Prill 2014
57 shikime
Lajmet e fundit / RAJONI | By albaniaplus

Jahjaga dënon ashpër plagosjen e tre policëve në veri të Kosovë

jahjagaTre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë plagosur mbrëmë rreth orës 22:00 në një pritë, afër Zubin Potokut, në veriun e vendit me katër komuna me shumicë serbe.
Sipas burimeve policore prita ishte ngritur në fshatin Banjskë të Zubin Potokut dhe tre të plagosurit janë të komunitetit serb.
Në spitalin e Mitrovicës Veriore kanë thënë se nga tre policët të plagosur një është në gjendje më të rëndë, ndërsa dy pas ndihmës ambulantore janë liruar për në shtëpi.
Në një deklaratë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e dënon ashpër sulmin nga prita, në Zubin Potok, ndaj policëve në detyrë të Policisë së Kosovës dhe e cilëson këtë akt si një përpjekje për të penguar funksionimin e rendit demokratik dhe të sundimit të ligjit në Kosovë.
Presidentja Jahjaga thekson se “sulmi mbi Policinë e Kosovës, nga persona ende të panjohur, është përpjekje për të pamundësuar zbatimin e ligjit dhe për të mbajtur në tension qytetarët e vendit”.
Ajo siguron se “institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të lejojnë pengimin e vendosjes së rendit në tërë territorin e vendit dhe nuk do të pranojnë rrezikimin e funksionimit demokratik të shoqërisë sonë”.
“Policia e Kosovës është institucioni që ka ndërtuar besimin në mesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe ajo garanton sigurinë për të gjithë”, thekson
Presidentja Jahjaga dhe bën thirrje që autorët e sulmit mbi policinë të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë.

58 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok